07.06.2022. » 09:30 | ACDC
Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në konferencën përmbyllëse “Ballafaqimi me të kaluarën – Personat e pagjetur”. Në konferencë do të prezantohen rezultatet e projektit lidhur me procesin e zgjidhjes përfundimtare të problemit të personave të pagjetur, si dhe rëndësinë e kësaj çështjeje për procesin e pajtimit. Krahas kësaj, panelistët do të prezantojnë problemet, si dhe gjendjen e familjeve të të pagjeturve, dy dekada pas përfundimit të konfliktit në Kosovë.

Poashtu, në konferencë do të diskutohet se sa komunitetet e kanë janë çliruar veten nga paragjykimet, barrierat dhe frika e bisedës së hapur dhe sa janë të gatshëm që së bashku të krijojnë hapësirë për përparim.
Panelistët:
Në konferencë do të marrin pjesë aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve gjyqësore, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe mediave.
Takimi do të zhvillohet më 13 qershor 2022, nga ora 11:00 në ambientet e OJQ ACDC dhe mund të ndiqet edhe nëpërmjet platformës Zoom duke përdorur vegëzën:
https://us02web.zoom.us/j/89542471274
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mail-it: ines.aljović@acdc-kosovo.org
Projekti “Përballja me të kaluarën dhe pajtimi në Kosovë përmes rritjes së vetëdijes për çështjen e personave të pagjetur” është pjesë e projektit “Rrjeti i pajtimit të KOMRA-s” i financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi e Qendrës Avokuese për Kulturën Demokratike dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Lajmet e fundit