01.04.2024. » 10:25 | ACDC


Konferenca përfundimtare e projektit “Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal”



Në kuadër të projektit "Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal" i zbatuar nga OJQ ACDC me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) u mbajt diskutimi publik më 28 mars në Qendrën për Energji Civile (CEC) në Mitrovicën e Veriut.

konferenca-perfundimtare-e-projektit-promovimi-i-dialogut-nderetnik-ne-pushtetin-lokal
FOTO: ACDC

Në kuadër të projektit "Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal" i zbatuar nga OJQ ACDC me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) u mbajt diskutimi publik më 28 mars në Qendrën për Energji Civile (CEC) në Mitrovicën e Veriut.

Panelistët ishin, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, Zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Skender Sadiku dhe Drejtori Ekzekutiv i OJQ ACDC Dushan Radakoviq.

Në këtë aktivitet morën pjesë media të shumta, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues politikë dhe qytetarë të tjerë.

Drejtori Ekzekutiv i OJQ ACDC Dushan Radakoviq gjatë fjalimit të tij theksoi se ky projekt ka filluar para dy vitesh dhe se përkundër problemeve dhe sfidave të shumta në terren, projekti është realizuar me sukses. Ai theksoi se qëllimi ishte që të rritet niveli i ndërveprimit ndëretnik dhe niveli i bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Nënkryetari i kuvendit komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, ka shpjeguar se Mitrovica e Veriut është qytet multietnik dhe se kuvendi komunal përballet me probleme të shumta, por përkundër kësaj, ai beson se ndërtimi i multietnicitetit është e vetmja rrugë për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, tha se beson që ndërtimi i besimit dhe pjesëmarrja e komuniteteve pakicë në jetën politike janë kyçe për zgjidhjen e problemeve të të gjitha komuniteteve dhe se kjo duhet të luftohet përmes institucioneve.

"Qeveria është e gatshme të jetë e qasshme për të gjithë qytetarët në të gjitha komunitetet, nga Leposaviqi deri në Dragash. Unë jam e gatshme të ndihmoj dhe t'u përgjigjem të gjitha kërkesave që janë në interes të popullatës lokale. Kjo do të promovojë dialogun, dhe ekonomia sjell njerëz së bashku. Respekti dhe vlerësimi i ndërsjellë duhet të jetë në nivel më të lartë”, thekson Emilia Rexhepi.