22.06.2022. » 14:30 | ACDC
Konferenca për të drejtat e njeriut shërbeu si ngjarje përfundimtare e projektit të mbështetur nga UNMIK-u, "Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës", u mbajt më 21 qershor, në ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.
Konferenca për të drejtat e njeriut shërbeu si ngjarje përfundimtare e projektit të mbështetur nga UNMIK-u, "Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës", u mbajt më 21 qershor, në ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.
Panelistët ishin z. Jerome Bouyjou, Shef i Sektorit për të Drejtat e Njeriut të UNMIK-ut, znj. Marija Radulović, zëvendëse e Insititucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe z. Lubisha Bashçareviq, nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë. Ngjarja trajtoi situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë, me theks të veçantë në mandatin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe Këshillit të Evropës dhe rolin e tyre në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Dushan Radakoviq, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC), bëri hapjen e konferencës dhe prezantoi rezultatet dhe arritjet e projektit.
"Ne kemi bërë shumë përpjekje në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në Kosovë për respektimin e të drejtave të njeriut. Përmes këtij projekti kemi krijuar një bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit, sepse besojmë se është një institucion shumë i rëndësishëm në Kosovë, veçanërisht në në veri. Kontaktet me njerëzit dhe pranimi i ankesave, ndihmon ata të cilëve u janë shkelur të drejtat e njeriut", tha Jerome Bouijou, shef i Zyrës për të Drejtat e Njeriut të UNMIK-ut dhe përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Marija Raduloviq, zëvendëse e Avokatit të Popullit, konfirmoi bashkëpunimin me UNMIK-un dhe vlerësoi përpjekjet e të gjithë panelistëve të pranishëm në promovimin e të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, panelistët diskutuan standardet kombëtare dhe evropiane/ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe zbatimin e tyre.
Në konferencë morën pjesë juristë, aktivistë të shoqërisë civile, gazetarëve dhe qytetarëve.
Përmes aktiviteteve të ndryshme, projekti i financuar nga UNMIK-u "Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës", kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dhe ngritjen e kapaciteteve për promovimin e të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës.
Infografika ofron arritjet e projektit nga periudha Shtator 2021 deri në Qershor 2022.
Lajmet e fundit