15.06.2022. » 17:00 | ACDC


Konferenca përmbyllëse për të drejtat e njeriut 21 Qershor 2022 11:00 IBCM



Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën për të Drejtat e Njeriut që do të jetë ngjarje përfundimtare e projektit “Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe përkrahja e të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës”, i mbështetur nga UNMIK-u.

konferenca-permbyllese-per-te-drejtat-e-njeriut-21-qershor-2022-1100-ibcm
FOTO: ACDC

Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën për të Drejtat e Njeriut që do të jetë ngjarje përfundimtare e projektit “Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe përkrahja e të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës”, i mbështetur nga UNMIK-u.

 

Panelistë do të jenë z. Jerome Bouyjou, Shef i Zyrës së UNMIK-ut për të Drejtat e Njeriut dhe Përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, znj. Marija Raduloviq, zëvendës Avokate e Popullit dhe z. Lubisha Bashçareviq, Zyrtar i Lartë i Projektit në Këshillin e Evropës.

 

Konferenca do të trajtojë gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, shkeljet dhe sfidat në ushtrimin e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, do të prezantohen mekanizmat e OKB-së për të drejtat e njeriut si dhe puna e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe Këshillit të Evropës dhe roli i tyre në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe vlerave demokratike.

 

Në konferencë do të marrin pjesë studentë të diplomuar, juristë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe mediave.

 

Konferenca përmbyllëse do të mbahet në ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë IBC-M (Kampusi i Veriut) më 21 qershor, duke filluar në ora 11:00.

 

Ju lutem ta konfirmoni pjesëmarrjen përmes emailit: snezana.vukicevic@acdc-kosovo.org