07.04.2021. » 23:26 | ACDC


Konferenca "Statusi i gjyqësorit dhe praktika ligjore në Kosovë"



Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën mbi statusin e gjyqësorit dhe praktikën ligjore në Kosovë, e cila do të zhvillohet të Mërkurën, me 19 Shkurt 2020 duke filluar nga ora 13:00 në ambientet e Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica (IBCM) në Mitrovicën e Veriut. 

konferenca-statusi-i-gjyqesorit-dhe-praktika-ligjore-ne-kosove
FOTO: ACDC

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën mbi statusin e gjyqësorit dhe praktikën ligjore në Kosovë, e cila do të zhvillohet të Mërkurën, me 19 Shkurt 2020 duke filluar nga ora 13:00 në ambientet e Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica (IBCM) në Mitrovicën e Veriut. 
Pjesëmarrësit në konferencë do të jenë avokatë të rinj nga veriu i Kosovës të cilët po përgatiten të përfunduar Provimin e Jurispodencës, gjyqtarë dhe zyrtarë ligjorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe lokale të shoqërisë civile.

Panelisti në Konferencë do të jetë:
Z. Shkelzen Maliqi, Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Z. Osman Havolli, Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës
Z. Nikolla Kabashiq, Kryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës / Mitrovicë
Z. Zahir Tanin, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i performancës së gjyqësorit dhe prokurorisë dhe qasja në drejtësi në Kosovë - Ndihmë për institucionet e integruara gjyqësore në veri të Kosovës", mbështetur nga UNMIK. Projekti përfshin mbështetjen për Gjykatën Themelore të Mitrovicës përmes dhjetë përkthyesve dhe tre bashkëpunëtorëve ligjorë dhe trajnimeve për avokatë të rinj.

Ne shpresojmë t'ju shohim në konferencë dhe ju falënderojmë paraprakisht.


Ju përshëndesim përzemërsisht.