14.05.2024. » 11:44 | ACDC


Konferencë “Bashkëpunimi ndëretnik i të rinjve në Kosovë” - 16 maj 2024



OJQ ACDC, përzemërsisht ju fton në konferencën në kuadër të iniciativës për zgjerimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet studentëve nga komunitetet shumicë dhe joshumicë. Ky takim domethënës paraqet një mundësi të domosdoshme për të gjithë pjesëmarrësit që të angazhohen në mënyrë aktive në procesin e eksplorimit të mundësive të bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët ndërmjet studentëve dhe profesorëve nga komunitete të ndryshme.

konference-bashkepunimi-nderetnik-i-te-rinjve-ne-kosove-16-maj-2024
FOTO: ACDC

OJQ ACDC, përzemërsisht ju fton në konferencën në kuadër të iniciativës për zgjerimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet studentëve nga komunitetet shumicë dhe joshumicë. Ky takim domethënës paraqet një mundësi të domosdoshme për të gjithë pjesëmarrësit që të angazhohen në mënyrë aktive në procesin e eksplorimit të mundësive të bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët ndërmjet studentëve dhe profesorëve nga komunitete të ndryshme.

Qëllimet tona janë të krijojmë një atmosferë ku pjesëmarrësit mund të shkëmbejnë lirisht idetë, përvojat dhe perspektivat e tyre. Prezencën dhe pjesëmarrjen tuaj aktive e konsiderojmë shumë të rëndësishme për suksesin e kësaj nisme. Zëri juaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në formësimin e së ardhmes ku do të ndërtojmë së bashku ndryshime pozitive për të gjithë ne.

Diskutimi ynë do të pasurohet me prezantimin e hulumtimit "Bashkëpunimi ndëretnik i të rinjve në Kosovë". Ky hulumtim sjell njohuri dhe perspektiva shtesë që do të kontribuojnë dukshëm në një kuptim më të mirë të gjendjes aktuale dhe potencialit për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve.

Panelistët:

  • Dushan Radakoviq, OJQ ACDC
  • Lulzim Hakaj, OJQ REC
  • Marija Saviq, Diplomuar në Drejtësi
  • Gentiana Zeqiri, Aktiviste Civile

Konferenca do të mbahet më 16 maj 2024, me fillim nga ora 11:00, në ambientet e ACDC, me vendndodhje në adresën: Rr. Çika Jovina 3, Mitrovica Veriore.