21.07.2022. » 14:29 | ACDC


Konferencë për Diversitetin Kulturor - 26 Korrik 2022 - 18:00 – 20:00



Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën e cila synon të theksojë rëndësinë e diversitetit kulturor dhe tolerancës.

konference-per-diversitetin-kulturor-26-korrik-2022-1800-2000
FOTO: ACDC

Konferenca do të trajtojë diversitetin kulturor, zhvillimin e vetëdijes kulturore në komunitet dhe për të promovuar respektin për identitetet kulturore, tolerancën dhe dialogun ndërkulturor në shoqërinë kosovare. Gjithashtu, OJQ ACDC do të prezantojë aktivitetet në kuadër të projektit Mbështetja e Shkrimtarëve të Rinj në Dialogun Ndërkulturor dhe promovimi i Diversitetit Kulturor.

Folësit do të jenë Miljana Dungjerin, Qendra Kulturore Private "Aquarius", Ilda Krama, muzikante & arkitekte dhe Lulzim Hakaj, bashkëthemelues i Reconciliation Empowering Communities REC NGO.

Në konferencë do të marrin pjesë studentë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe mediave.

Konferenca do të mbahet në hapësirat e Qendrës Kulturore Private “Aquarius” në Mitrovicën e Veriut më 26 korrik, me fillim nga ora 18:00.

Luteni ta konfirmoni pjesëmarrjen përmes e-mailit: snezana.vukicevic@acdc-kosovo.org