OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën publike “Lufta kundër korrupsionit”. Konferenca do të mbahet në objektin e IBCM, në Mitrovicën e Veriut, dhe tema do të jetë bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe vetëqeverisjes lokale në zvogëlimin e korrupsionit. Rrjedhimisht, theks të veçantë do t'i kushtohet qasjes në informata të rëndësisë publike, si dhe rolit të Agjencisë dhe vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës në parandalimin e praktikave korruptive.
Panelistët:
- Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit
- Adrijana Hoxhiq, Nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore
- Natasha Nastiq, Drejtore e Departamentit për Buxhet dhe Financa të Komunës së Leposaviqit
Moderator:
- Sllobodan Stoshiq, Menaxher Programi në OJQ ACDC
Konferenca do të mbahet në hapësirat e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut më 17 tetor, duke filluar nga ora 11:00. Do të ofrohet përkthim në serbisht, shqip dhe anglisht.
Luteni ta konfirmoni pjesëmarrjen në e-mail: slobodan.stosic@acdc-kosovo.org