16.10.2023. » 12:27 | ACDC
Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në konferencën lidhur me ndihmën juridike falas në veri të Kosovës
Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në konferencën lidhur me ndihmën juridike falas në veri të Kosovës. Konferenca synon të avancojë qasjen në drejtësi në veri të Kosovës dhe të paraqes punën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), dhe gamën e shërbimeve që agjencia ofron, duke u fokusuar në mënyrën se si qytetarët mund të kenë qasje në shërbimet e saj. Theks i veçantë do t'i kushtohet rolit të ANJF-së dhe rëndësisë së shërbimeve të ndihmës juridike falas në veri. Në konferencë do të prezantohen edhe rastet më të zakonshme të adresuara nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në Mitrovicën e Veriut, së bashku me sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet.
Përveç kësaj, konferenca do të nxjerrë në pah rëndësinë e një qasjeje institucionale dhe sfidat ligjore që rrethojnë Ndihmën Juridike Falas dhe do të promovojë Ndihmën Juridike Falas si një mekanizëm mbrojtës të të drejtave të njeriut.
Konferenca do të mbahet më 19 tetor, duke filluar nga ora 11:00 në ambientet e OJQ ACDC (Rr. Cika Jovina 3, North City Center, Mitrovicë Veriore).
Lajmet e fundit