21.07.2022. » 14:48 | ACDC
Më 18 korrik janë nënshkruar kontrata me të rinjtë në komunën e Skenderajt, në kuadër të projektit "Komunat për të rinjtë".
Më 18 korrik janë nënshkruar kontrata me të rinjtë në komunën e Skenderajt, në kuadër të projektit "Komunat për të rinjtë".
Kontratat u nënshkruan nga drejtuesit e ekipit dhe kryetari i komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura. Të rinjtë nga Skenderaj dhe rrethina do të mund t'i vënë në jetë idetë e tyre me ndihmën e mjeteve të marra. Projektet bazohen në nevojat e të rinjve nga komuna dhe fshatrat përreth. Në këtë fazë janë mbështetur 12 projekte të cilat do të nisin me zbatim në periudhën vijuese. Të rinjtë kanë treguar risi dhe kreativitet me projektet e tyre, të gjitha për të mirën e komunitetit dhe ne do të monitorojmë dhe prezantojmë rezultatet e tyre në periudhën e ardhshme.
Projekti "Komunat për Rininë" mbështetet nga Fondi Japonez për Zhvillim Social, Banka Botërore, Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Komunat e Skenderajt, dhe zbatohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).
Lajmet e fundit