13.07.2022. » 12:13 | ACDC
Më 8 korrik janë nënshkruar kontrata me të rinjtë nga komuna e Vushtrrisë. Kontratat janë nënshkruar në hapësirat e komunës së Vushtrrisë, nga drejtuesit e ekipit dhe kryetari i komunës, z. Ferit Idrizi.

Mbështeten 13 ekipe dhe ata do të zbatojnë idetë e tyre në periudhën e ardhshme dhe në këtë mënyrë të përmirësohet pozita e të rinjve në territorin e komunës së Vushtrrisë. Ekipet përbëhen nga të rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç dhe projektet e tyre do të fillojnë të zbatohen në periudhën në vijim dhe do të përfundojnë në vitin 2023. Ky aktivitet është pjesë e projektit "Komuna për të rinjtë", i cili zbatohet në këtë komunë nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).
Projekti "Komunat për Rini" mbështetet nga Fondi Japonez për Zhvillim Social, Banka Botërore, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Vushtrrisë dhe zbatohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).
Lajmet e fundit