11.07.2022. » 17:41 | ACDC


M4Y - Nënshkrimi i kontratave për grante në Zveçan



Më 5 korrik në komunën e Zveçanit janë nënshkruar kontrata me të rinjtë për pranimin e granteve për realizimin e projekteve në këtë komunë.

m4y-nenshkrimi-i-kontratave-per-grante-ne-zvecan
FOTO: ACDC

Më 5 korrik në komunën e Zveçanit janë nënshkruar kontrata me të rinjtë për pranimin e granteve për realizimin e projekteve në këtë komunë. Në periudhën e ardhshme, me ndihmën e mjeteve të marra përmes projektit "Komunat për të rinj", 6 ekipe do të kenë mundësinë të përmirësojnë komunën përmes realizimit të ideve të tyre të dobishme në shoqëri dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë pozitën e të rinjve. Ekipet përbëhen nga të rinj nga komuna e Zveçanit të moshës 15 deri në 24 vjeç, ndërsa projektet do të fillojnë të realizohen në periudhën në vijim dhe do të përfundojnë në vitin 2023.

Projekti "Komunat për Rininë" mbështetet nga Fondi Japonez për Zhvillim Social, Banka Botërore, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna e Zveçanit, dhe zbatohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).