24.01.2022. » 18:42 | ACDC
Në kuadër të projektit "Komunat për Rini (M4Y)", Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike zhvilloi takim me kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nurа.
Në kuadër të projektit "Komunat për Rini (M4Y)", Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike zhvilloi takim me kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nurа.
Ekipi i projektit shfrytëzoi rastin për të njohur kryetarin e komunës me qëllimet e projektit, si dhe sigurimin e bashkëpunimit të komunës për zbatimin e projektit. Kjo Komunë synon në mënyrë specifike të rinjtë nga vendbanimet e paracaktuara në të cilat do të fokusohen aktivitetet e projektit.
Z. Nura shprehu gatishmërinë dhe u shpreh i kënaqur për të një projekt i tillë në komunë, si dhe u shpreh i kënaqur që Komuna e Skenderajt është përfshirë në një projekt të tillë. Ai posaçërisht theksoi se ky lloj i projekti, i cili është inovativ dhe mbështet të rinjtë, përveq tjerash, duhet në mënyrë aktive të përfshijnë pjesë të komunës që kanë anëtarë joshumicë të komuniteteve dhe për këtë qëllim ka paraqitur disa propozime.
Një nga qëllimet e projektit M4Y është përmirësimi i bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet rinisë dhe pushtetit vendor duke inkurajuar komunat që t'u përgjigjen nevojave të të rinjve përmes shërbimeve të synuara, saktësisht bazuar në kërkesë por edhe institucionalizimin e angazhimit të të rinjve për zhvillim lokal.
Qëllimi kryesor i projektit "Komuna për Rini (M4Y)" është fuqizimi i të rinjve për të marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve socio-ekonomike lokale. Projekti kombinon qasje inovative për zhvillimin e komunitetit, angazhimin e qytetarëve, përgjegjësinë sociale dhe zhvillimin e aftësive për të fuqizuar të rinjtë nga grupet e margjinalizuara për të marrë pjesë në aktivitete qytetare, si dhe për të ndikuar në ndryshime pozitive në komunitetet e tyre dhe për të nxitur të rinjtë me të ardhura të ulëta, rinisë periferike dhe rurale (mosha 15-24) nga 10 komuna: Kaçanik, Ferizaj, Hani i Elezit, Junik, Rahovec, Glogovac, Zveçan, Ranillug, Skenderaj dhe Vushtrri.
Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndërtimit të aftësive, vullnetarizmit dhe trajnimeve, projekti do t'u sigurojë të rinjve aftësitë e nevojshme për të hartuar dhe zbatuar në mënyrë efektive projektet e zhvillimit të komunitetit të udhëhequr nga të rinjtë. Të paktën 3000 të rinj do të përfitojnë nga trajnimet për aftësitë organizative dhe komunikuese (duke u fokusuar në udhëheqje, kreativitet, komunikimin dhe punën ekipore), trajnimin për zhvillimin e projektit (me fokus në mobilizimin e komunitetit, përgatitjen, menaxhimin dhe zbatimin e nënprojekteve) dhe trajnimin për monitorimin e pjesëmarrjes. Nëpërmjet këtyre trajnimeve, projekti synon t'u ofrojë të rinjve jo vetëm aftësi organizative, komunikuese dhe teknike, por edhe ato thelbësore që punëdhënësit potencial do t'i vlerësojnë veçanërisht.
Lajmet e fundit