M4Y - Takim me kryetarin Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë

27.01.2022. » 08:36 ACDC
Ndaj lajmin:

Në kuadër të projektit "Komuna për Rini (M4Y)", Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ka zhvilluar takim me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z.Fеrit Idrizi.

m4y-takim-me-kryetarin-kryetarin-e-komunes-se-vushtrrise
FOTO: ACDC

Në kuadër të projektit "Komuna për Rini (M4Y)", Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ka zhvilluar takim me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z.Fеrit Idrizi.

Ekipi i projektit ACDC informoi kryetarin e komunës për qëllimin, planet dhe synimet e projektit. Kryetari u njoftua se projekti që po zbatohet ka për qëllim lidhjen e të rinjve me komunën si dhe mbajtjen e të rinjve në vendet e tyre të origjinës. Sa i përket komunës së Vushtrrisë, aktivitetet e projektit do të fokusohen tek të rinjtë nga territore të caktuara, ndërsa është planifikuar pjesëmarrje e konsiderueshme e të rinjve nga komunitetet joshumicë.

Kryetari Idrizi shprehu interesim të madh për projektin dhe aktivitetet e projektit. Ai në përgjithësi shprehu mbështetjen për projektin dhe tha se do të shikojë në detaje dokumentacionin dhe mundësitë që ofron projekti. Ai theksoi se komuna ka plane për përfshirjen e të rinjve, veçanërisht në trajnimin e të rinjve për tregun e punës, të cilin e konsideron si problemin më të madh dhe shpreson se ky projekt do të mund të lidhet me planet komunale. Një nga qëllimet e projektit M4Y është përmirësimi i bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet rinisë dhe pushtetit vendor duke inkurajuar komunat që t'u përgjigjen nevojave të të rinjve përmes shërbimeve të synuara, saktësisht bazuar në kërkesë por edhe institucionalizimin e angazhimit të të rinjve për zhvillim lokal.

Qëllimi kryesor i projektit "Komuna për Rini (M4Y)" është fuqizimi i të rinjve për të marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve socio-ekonomike lokale. Projekti kombinon qasje inovative për zhvillimin e komunitetit, angazhimin e qytetarëve, përgjegjësinë sociale dhe zhvillimin e aftësive për të fuqizuar të rinjtë nga grupet e margjinalizuara për të marrë pjesë në aktivitete qytetare, si dhe për të ndikuar në ndryshime pozitive në komunitetet e tyre dhe për të nxitur të rinjtë me të ardhura të ulëta, rinisë periferike dhe rurale (mosha 15-24) nga 10 komuna: Kaçanik, Ferizaj, Hani i Elezit, Junik, Rahovec, Glogovac, Zveçan, Ranillug, Skenderaj dhe Vushtrri.

Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndërtimit të aftësive, vullnetarizmit dhe trajnimeve, projekti do t'u sigurojë të rinjve aftësitë e nevojshme për të hartuar dhe zbatuar në mënyrë efektive projektet e zhvillimit të komunitetit të udhëhequr nga të rinjtë. Të paktën 3000 të rinj do të përfitojnë nga trajnimet për aftësitë organizative dhe komunikuese (duke u fokusuar në udhëheqje, kreativitet, komunikimin dhe punën ekipore), trajnimin për zhvillimin e projektit (me fokus në mobilizimin e komunitetit, përgatitjen, menaxhimin dhe zbatimin e nënprojekteve) dhe trajnimin për monitorimin e pjesëmarrjes. Nëpërmjet këtyre trajnimeve, projekti synon t'u ofrojë të rinjve jo vetëm aftësi organizative, komunikuese dhe teknike, por edhe ato thelbësore që punëdhënësit potencial do t'i vlerësojnë veçanërisht.

 

LE TË BASHKËPUNOJMË

Jeni të interesuar për partneritet me ACDC, mbështetjen e punës sonë apo dëshironi të mësoni më shumë për aktivitetet tona?