26.08.2022. » 12:53 | ACDC


Mbështetja e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës



Më 25 gusht, në prani të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, drejtori ekzekutiv i OJQ ACDC Dushan Radakoviq nënshkroi vazhdimin e kontratës me gjashtë përkthyes dhe dy bashkëpunëtorë juridikë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës si dhe një bashkëpunëtor ligjor i cili do të angazhohet në departamentin e Gjykatës së Apelit në Mitrovicën e Veriut, për periudhën dhjetë mujore.

mbeshtetja-e-metutjeshme-per-qasje-ne-drejtesi-dhe-te-drejtat-e-njeriut-ne-rajonin-e-mitrovices
FOTO: ACDC

Më 25 gusht, në prani të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, drejtori ekzekutiv i OJQ ACDC Dushan Radakoviq nënshkroi vazhdimin e kontratës me gjashtë përkthyes dhe dy bashkëpunëtorë juridikë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës si dhe një bashkëpunëtor ligjor i cili do të angazhohet në departamentin e Gjykatës së Apelit në Mitrovicën e Veriut, për periudhën dhjetë mujore.


Përkthyesit dhe bashkëpunëtorët ligjorë do të vazhdojnë të asistojnë gjyqtarët në pastrimin e lëndëve të mbetura dhe zvogëlimin e numrit të lëndëve të pazgjidhura. Përkthyesit dhe bashkëpunëtorët ligjorë janë të angazhuar përmes OJQ ACDC në projektin e financuar nga UNMIK-u, “Mbështetja e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës”.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq ka falënderuar UNMIK-un për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të angazhimit të përkthyesve për të siguruar dygjuhësi në punën e gjykatës. Drejtori ekzekutiv i Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, Dushan Radakoviq, përkthyesve dhe bashkëpunëtorëve juridikë u ka uruar suksese në punën e tyre.