06.03.2023. » 11:37 | ACDC
OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ofron shërbime të ndihmës juridike falas në mbështetje të Zyrës për Ndihmë Juridike Falas në veri të Kosovës.
OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ofron shërbime të ndihmës juridike falas në mbështetje të Zyrës për Ndihmë Juridike Falas në veri të Kosovës. Në këtë drejtim, OJQ ACDC fton të gjithë ata që kanë probleme në ushtrimin e të drejtave të tyre në Kosovë që të vizitojnë zyrën dhe të kontaktojnë bashkëpunëtorët juridik të cilët do t'u ofrojnë shërbime juridike, informacione dhe këshilla falas.
Asistentët ligjorë janë caktuar në ambientet e Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike (rruga Čika Jovina 3, Mitrovicë Veriore) dhe do të punojnë në kërkesat për ndihmë juridike falas si dhe në përpunimin e kërkesave nga grupet e cenueshme, duke përfshirë komunitetet joshumicë, njerëzit me aftësi të kufizuara, si dhe pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptianë, LGBTI, etj.
Kjo iniciativë zbatohet në kuadër të projektit “Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës”, mbështetur nga UNMIK-u dhe i implementuar nga OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike.
Lajmet e fundit