Nënshkrimi i kontratës për një projekt të ri

29.10.2021. » 12:07 KCSF
Ndaj lajmin:

Në ambientet e KCSF-së është nënshkruar kontrata për projektin e ri i cili do të zbatohet nga ACDC.  

nenshkrimi-i-kontrates-per-nje-projekt-te-ri
FOTO: KCSF

Në ambientet e KCSF-së është nënshkruar kontrata për projektin e ri i cili do të zbatohet nga ACDC.  Projekti titullohet  “Ngritja e reagimit institucional ndaj korrupsionit në veri të Kosovës” dhe do të merret me problemet e korrupsionit në zonën e katër komunave në veri të Kosovës (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq). Ky grant është mundësuar nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në partneritet me Partnerët Shqipëria për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

LE TË BASHKËPUNOJMË

Jeni të interesuar për partneritet me ACDC, mbështetjen e punës sonë apo dëshironi të mësoni më shumë për aktivitetet tona?