06.07.2024. » 14:32 | ACDC


Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike



Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku dhe Drejtori Ekzekutiv i OJQ ACDC Dusan Radakovic sot kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi.

nenshkrimi-i-memorandumit-te-bashkepunimit-ndermjet-agjencise-per-informim-dhe-privatesi-dhe-qendres-avokuese-per-kulture-demokratike
FOTO: ACDC

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku dhe Drejtori Ekzekutiv i OJQ ACDC Dusan Radakovic sot kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve në veri të Kosovës dhe AIP-së, si dhe për lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet e AIP-së në rajonet tjera të Kosovës.

Ky bashkëpunim do të përfshijë aktivitete të përbashkëta për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e të dhënave personale dhe përmirësimin e transparencës përmes qasjes në dokumente publike.