Ndaj lajmin:
Më 7 qershor, Drejtori Ekzekutiv i OJQ ACDC, Dushan Radakoviq dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi i këtij Memorandumi është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë, të rrisë vetëdijen për punën e zyrës, të reduktojë diskriminimin dhe të përmirësojë respektimin e të drejtave të njeriut në veri të Kosovës.
Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të besimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve të ndryshme.