24.04.2021. » 21:58 | ACDC


OJQ ACDC lansoi programin “Shkolla për të drejta të njeriut” në veriun e Kosovës



23.04.2021 “Shkolla e të Drejtave të Njeriut” në veri të Kosovës filloi zyrtarisht me ligjeratën hyrëse të mbajtur nga Znj. Ljiljana Stevanoviq, Gjyqtare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ligjerata e znj. Stevanoviq u përqendrua në konceptin e të drejtave të njeriut, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe instrumente të tjera ndërkombëtare.

ojq-acdc-lansoi-programin-shkolla-per-te-drejta-te-njeriut-ne-veriun-e-kosoves
FOTO: ACDC

23.04.2021 “Shkolla e të Drejtave të Njeriut” në veri të Kosovës filloi zyrtarisht me ligjeratën hyrëse të mbajtur nga Znj. Ljiljana Stevanoviq, Gjyqtare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ligjerata e znj. Stevanoviq u përqendrua në konceptin e të drejtave të njeriut, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe instrumente të tjera ndërkombëtare.

"Shkolla e të drejtave të njeriut" është një program i ndarë në 14 module, për 20 pjesëmarrës, i zhvilluar me qëllimin kryesor për të fuqizuar studentët e rinj, shkollat e mesme, mësuesit, OShC-të dhe përfaqësuesit e mediave për të drejtat e njeriut, avokimin, debatin dhe fjalimet publike.

Ligjerata e radhës do të mbahet nga Z. Milosh Hrnjaz, nga Fakulteti i Shkencave Politike, departamenti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe të Drejtësisë. Z. Hrnjaz ligjëron të Drejtën Publike Ndërkombëtare, të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, të drejtën diplomatike dhe konsullore. Shkollimi i tij i mëtejshëm vazhdoi në Universitetin Leiden në Hollandë dhe Universitetin Amerikan në Uashington. Gjithashtu, Z. Hrnjaz mbajti pozitën e Këshilltarit të Lartë Ligjor në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

"Shkolla e të drejtave të njeriut" është pjesë e projektit "Horizonti i të drejtave të njeriut", financuar nga Fondi për Zhvillimit Komunitar (CDF) si pjesë e programit HumanRightivism.

#staytuned #CDF #humanrightivism #humanrights