22.04.2021. » 23:33 | UNMIK OSCPA
Më 21 Prill 2021 OJQ ACDC organizoi përurimin e sallës së gjyqit në gjykatën Themelore të Mitrovicës në Mitrovicën e Jugut, si pjesë e projektit të mbështetur nga UNMIK. Salla e gjyqit, e rinovuar plotësisht, e mobiluar dhe e pajisur nga fondet programore të UNMIK-ut, u përurua zyrtarisht nga PSSP të UNMIK-ut znj. Barrie Freeman dhe Presidenti i gjykatës z. Nikola Kabasiq.

ZPSSP Freeman u shpreh i lumtur nga ana e UNMIK-ut për inaugurimin e një salle të tretë gjyqësore të mbështetur nga Misioni dhe njohu përpjekjet e kryetarit të gjykatës dhe kolegëve të tij për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë. Nga ana tjetër, kryetari i gjykatës Kabasiq falënderoi UNMIK-un për mbështetjen e vazhdueshme dhe OJQ ACDC për partneritetin profesional dhe të përkushtuar. Të gjitha palët shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur edhe më tej gjyqësorin në veri të Kosovës.
Përveç palëve të përmendura, në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu përfaqësues të OSBE-së, EULEX-it dhe USAID/Chemonics, si dhe gjykatës dhe stafi i gjykatës. Ngjarja u organizua në përputhje me masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.
Lajmet e fundit