Trajnimi mblodhi përfaqësues të policisë, Inspektoratit Policor, gjykatës, prokurorisë dhe shoqërisë civile, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në ofrimin e mbështetjes për viktimat.
Sesioni u drejtua nga Enver Fejzullahu, drejtor ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, i cili diskutoi me pjesëmarrësit për përgjigjet institucionale, standardet etike dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.
Të pranishmëve iu drejtua edhe Vlera Rexha, përfaqësuese e CFLI, fondit që mbështet zbatimin e projektit “Të thyejmë heshtjen: Lufta kundër ngacmimit seksual dhe dhunës me bazë gjinore në veri të Kosovës”, i cili implementohet nga OJQ ACDC.