11.07.2022. » 15:45 | ACDC
OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturës Demokratike, ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në diskutimin publik në kuadër të projektit "Gratë për Gratë - të bashkuara në pushtet ", i cili zbatohet nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike dhe mbështetet nga Reaktor - Hulumtimi në veprim dhe partnerët e tyre përmes "Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE", që financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.
OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturës Demokratike, ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në diskutimin publik në kuadër të projektit "Gratë për Gratë - të bashkuara në pushtet ", i cili zbatohet nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike dhe mbështetet nga Reaktor - Hulumtimi në veprim dhe partnerët e tyre përmes "Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE", që financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim. Diskutimi do të prezantojë rezultatet e një analize gjithëpërfshirëse të hulumtimit të kryer nga ACDC, i cili kishte për qëllim të jepte një pasqyrë të perceptimit të qytetarëve, ndër të tjera për gratë nga veriu i Kosovës mbi pozitën e tyre në shoqëri dhe përfshirjen e tyre të përgjithshme në jetën publike. Përveç rezultateve të hulumtimit, do të diskutohen rekomandimet që mund të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së gruas si dhe mënyrat për të tejkaluar stereotipet dhe barrierat gjinore.
Panelistët:
Në diskutim do të marrin pjesë qytetarë, avokatë, mbrojtësit për të drejtat e grave, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe mediave.
Diskutimin mund ta ndiqni në ambientet e ACDC.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes emailit: ines.aljovic@acdc-kosovo.org
Lajmet e fundit