03.03.2022. » 08:41 | ACDC


Prezantimi i doracakut për ndihmë juridike falas



Në kuadër të Programit të USAID-it për Drejtësi, u mbajt konferenca për prezantimin e doracakut për ndihmë juridike falas. Doracaku është shkruar nga eksperti ligjor amerikan Mark Williams në bashkëpunim me OJQ-të e Kosovës dhe Akademinë e Drejtësisë të Kosovës.

prezantimi-i-doracakut-per-ndihme-juridike-falas
FOTO: ACDC

Në kuadër të Programit të USAID-it për Drejtësi, u mbajt konferenca për prezantimin e doracakut për ndihmë juridike falas. Doracaku është shkruar nga eksperti ligjor amerikan Mark Williams në bashkëpunim me OJQ-të e Kosovës dhe Akademinë e Drejtësisë të Kosovës.

Ky doracak, jo vetëm që do të jetë i dobishëm për të gjithë punonjësit e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, por edhe për personat e tjerë që merren me këtë temë, avokatët, nëpunësit civilë, etj. Ai përmban përgjigje për pyetjet më të zakonshme që mund të ushtrojnë detyrën në zgjidhjen e një rasti gjatë ofrimit të ndihmës juridike falas për qytetarët. Ky doracak do të përmirësojë të gjithë sistemin dhe do të përshpejtojë procesin e zgjidhjes së çështjeve.

Panelistë në konferencë ishin z. Garry Ledbetter në emër të programit të USAID-it, znj. Anita Kalanderi në emër të Agjencisë për ndihmë juridike falas, z. Enver Fejzullahu  në emër të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, z. Anton. Nrecaj në emër të Qendrës për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) dhe z.Dushan Radakoviq pranë Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).

Në konferencë, të gjithë panelistët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe përmirësim të mëtejshëm të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, ndërsa Dushan Radakoviq theksoi rëndësinë e projektit dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas si një nga hapat më të mirë për funksionimin e sistemit juridik të Kosovës.