14.07.2022. » 16:08 | ACDC


Prezantimi i kërkimit - Pozita e gruas në veriun ë Kosovës



Më 14 korrik, OJQ ACDC organizoi diskutimin publik në kuadër të projektit "Gratë për Gratë - Të bashkuara në pushtet". U prezantua hulumtimi që kishte për qëllim shqyrtimin e perceptimit të grave nga veriu i Kosovës për pozitën e tyre në shoqëri dhe përfshirjen e tyre në jetën publike.

prezantimi-i-kerkimit-pozita-e-gruas-ne-veriun-e-kosoves
FOTO: ACDC

Më 14 korrik, OJQ ACDC organizoi diskutimin publik në kuadër të projektit "Gratë për Gratë - Të bashkuara në pushtet". U prezantua hulumtimi që kishte për qëllim shqyrtimin e perceptimit të grave nga veriu i Kosovës për pozitën e tyre në shoqëri dhe përfshirjen e tyre në jetën publike.

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të analizojë pozitën e gruas në Kosovë, si dhe të paraqesë hollësisht se sa sukses kemi arritur ne si shoqëri në tejkalimin e stereotipeve dhe barrierave gjinore.

Përveç rezultateve të hulumtimit, u diskutuan edhe rekomandimet që mund të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së gruas, si dhe mënyrat për tejkalimin e stereotipeve dhe barrierave gjinore. Panelistët ishin Blagica Radovanoviq, OJQ Santa Marija, Biljana Milosheviq Jarediq, Doktoreshë e Psikologjisë Klinike & Udhëheqëse e Departamentit të Psikologjisë në Fakultetin Filozofii dhe Ines Aljoviq Mihajloviq, zyrtare e projektit në OJQ ACDC.

Projekti Gratë për gratë - të bashkuara në pushtet, i zbatuar nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC), është mbështetur nga Reactor - Research in Action dhe partnerët e tyre përmes aksionit "Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE". Ky Veprim financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.