Projekti i ri - Fuqizimi i të rinjve për të drejtat e njeriut: Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme në veri të Kosovës

06.03.2024. » 23:58 CDF
Ndaj lajmin:

OJQ ACDC ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin për një marrëveshje granti me CDF, për një projekt të ri në kuadër të iniciativës HumanRightivism, me fokus në fuqizimin e mëtejshëm të komuniteteve jo-shumicë.

projekti-i-ri-fuqizimi-i-te-rinjve-per-te-drejtat-e-njeriut-ndertimi-i-komuniteteve-te-qendrueshme-ne-veri-te-kosoves
FOTO: CDF

OJQ ACDC ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin për një marrëveshje granti me CDF, për një projekt të ri në kuadër të iniciativës HumanRightivism, me fokus në fuqizimin e mëtejshëm të komuniteteve jo-shumicë.

Ne shprehim mirënjohjen tonë për CDF-in, për mbështetjen e saj në promovimin e të drejtave të njeriut dhe inkurajimin e ndryshimeve pozitive sociale në rajon.

--

Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë nga komunitetet joshumicë në veri të Kosovës me një kuptim të thellë të parimeve të të drejtave të njeriut dhe aftësi efektive avokuese. Nëpërmjet një sërë aktivitetesh të synuara, duke përfshirë seminare, iniciativa avokuese dhe angazhim të komunitetit, ne synojmë të nxisim përfshirjen, dialogun dhe ndryshimin e qëndrueshëm në rajon.

Projekti HumanRightisivism, i zbatuar nga CDF, mbështetet nga SIDA dhe Ambasada Suedeze në Prishtinë.

LE TË BASHKËPUNOJMË

Jeni të interesuar për partneritet me ACDC, mbështetjen e punës sonë apo dëshironi të mësoni më shumë për aktivitetet tona?