30.01.2024. » 15:28 | www.betimiperdrejtesi.com


Radakoviq: Vetëm 30% e të larguarve nga institucionet nuk duan të kthehen



Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, tha se mendon që vetëm 30% të serbëve që janë larguar nga institucionet nuk duan të kthehen.

radakoviq-vetem-30-e-te-larguarve-nga-institucionet-nuk-duan-te-kthehen
FOTO: www.betimiperdrejtesi.com

Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, tha se mendon që vetëm 30% të serbëve që janë larguar nga institucionet nuk duan të kthehen.

“Që ata duhet të kthehen, pra mendimi im është se shifra reale është që 30% e personave që janë larguar nga institucioni nuk duan të kthehen, së pari mendoj që gjyqtarët, prokurorët dhe stafi administrativ më i vjetër duhet të vazhdojnë, mendoj që më të rinjtë ata janë gati të kthehen, mendoj se është mirë për procesin që gjyqtarët e rinj po përmirësohen”, tha Radakoviq, në “Tempus” të KTV-së.

Ai tha se do të jehtë i lehtë kthimi i serbëve në institucione, përjashtimisht kryetares së Gjykatës, Ljiljana Stevanoviq dhe udhëheqësi i divizionit të Apelit, Nikola Kabashiq.

“Përveç dy rasteve që tani janë të njohura për z. Kabashiq dhe znj. Ljiljana Stevanoviq, fakti i vërtetë për rastin është se ndoshta jo të gjithë do të kthehen në institucione, ka njerëz që tashmë janë në pension që prej një viti e tre muaj, ka nga ata qe janë në pension  që dy  muaj  ose edhe në prag të pensionit, po ashtu ka njerëz që nuk i duan vendimet e tyre politike”, tha Radakoviq.

Ai tha se e rëndësishme është që vendi të ketë gjyqtarë cilësorë, kurse shtoi se gjyqtarët e integruar janë njerëz me integritet dhe njohuri.

“Pra, një fakt që duhet të themi që në fillim është se gjyqtarët që janë të integruar janë njerëz definitivisht me integritet dhe me njohuri, ka njerëz që kanë pasur 15 e më shumë vite shërbim”, tha Radakoviq, duke shtuar se disa prej tyre tashmë janë pensionuar.

Sipas tij, institucionet amerikane kanë rol në vendimin e KGJK-së për të mbajtur pezull dorëheqjet e serbëve.

“Po kthehem sërish, e mbështes plotësisht vendimin e Këshillit Gjyqësor, a ka dhënë dikush këshilla për ta bërë, mendimi im personal është se institucionet amerikane luajtën një rol të vogël në të gjitha këto procese, tani ndoshta e kam gabim  Mendoj se është një shembull pozitiv dhe duhet të vazhdohet kështu, sepse besoj se do të jetë shumë më e lehtë për ata që janë larguar nga institucionet të kthehen”, tha Radakoviq.

Ai ka thënë se problemi më i madh qëndron në përkthimin e lëndëve gjyqësore, pasi që sipas tij, lëndët e serbëve të cilat u jepen gjyqtarëve apo prokurorëve shqiptarë të cilët nuk e dinë gjuhën serbe marrin kohë për përkthim.

“Ajo që ne propozuam, që e shohim si problem të madh, ishte se ne shpesh i kthehemi atij përkthimi përsëri me atë temë ose asaj çështje, sido që të quhej, sepse më vonë përmes këtij programi, dy palët që janë të komunitetit serb, lëndët e tyre i jepen shqiptarit, i cili nuk di asnjë fjalë serbisht, kështu që humbet shumë kohë për përkthimin e saj dhe lënda vonohet”, tha ai gjatë emisionit.

Radakoviq, thotë se organizata e tij është marrë vazhdimisht me këtë çështje, në mënyrë që të zgjidhet problemi i përkthimeve të lëndëve.

“Do të ishte shumë më efikase të zgjidheshin çështjet nëse do të kishte më shumë përkthyes, dhe buxheti kërkon vazhdimisht një numër më të madh”, tha ai. 

https://betimiperdrejtesi.com/radakoviq-vetem-30-e-te-larguarve-nga-institucionet-nuk-duan-te-kthehen/