05.05.2023. » 17:29 | ACDC


Seminar mbi aspektet strategjike të bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe Institucionit të Avokatit të Popullit



Nga data 3 deri në 5 maj 2023, u organizua seminari tre-ditor në Durrës, Shqipëri, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) dhe Institucionit të Avokatit të Popullit. Ngjarja shërbeu si një platformë për pjesëmarrësit për t'u përfshirë në diskutime të thella, për t'i dhënë përparësi aktiviteteve dhe për të zhvilluar një plan veprimi për vitin 2023.

seminar-mbi-aspektet-strategjike-te-bashkepunimit-ndermjet-oshc-ve-dhe-institucionit-te-avokatit-te-popullit
FOTO: ACDC

Nga data 3 deri në 5 maj u organizua seminari tre-ditor në Durrës, Shqipëri, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) dhe Institucionit të Avokatit të Popullit. Ngjarja shërbeu si një platformë për pjesëmarrësit për t'u përfshirë në diskutime të thella, për t'i dhënë përparësi aktiviteteve dhe për të zhvilluar një plan veprimi për vitin 2023.

Dita e parë e seminarit u fokusua në diskutimin e planit të punës dhe metodologjisë, duke hedhur bazat për pjesën tjetër të seminarit. Dita e dytë iu kushtua përcaktimit të aktiviteteve prioritare dhe temave për zbatim, ndërsa dita e tretë dhe e fundit e seminarit, pjesëmarrësit punuan së bashku për të finalizuar dokumentin e planit të punës, duke përfshirë njohuritë dhe idetë e gjeneruara gjatë dy ditëve të mëparshme të diskutimeve.

Nëpërmjet diskutimeve të frytshme, seminari ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve dhe Institucionit të Avokatit të Popullit për t'u angazhuar në dialog dhe bashkëpunim efektiv. Plani i punës i zhvilluar gjatë seminarit do të shërbejë si udhërrëfyes për të udhëhequr aktivitetet e Forumit për Dialog të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile për këtë vit, duke u mundësuar atyre që të punojnë së bashku në mënyrë më efikase drejt qëllimeve të përbashkëta.

Në seminar morën pjesë organizata anëtare të Forumit për Dialog të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile. Qëllimi i Forumit është që të arrijë bashkëpunim të ngushtë në fushën e identifikimit të sfidave dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Seminari u organizua në kuadër të projektit "Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës", i financuar nga UNMIK-u dhe zbatuar nga OJQ ACDC.