Sesion informativ nga Dhomat e Specializuara të Kosovës 

29.02.2024. » 13:05 ACDC
Ndaj lajmin:

Dhomat e Specializuara të Kosovës në bashkëpunim me OJQ ACDC mbajtën sesionin informues më 27 shkurt në objektin e ACDC-së në Mitrovicën e Veriut.

sesion-informativ-nga-dhomat-e-specializuara-te-kosoves
FOTO: ACDC

Dhomat e Specializuara të Kosovës në bashkëpunim me OJQ ACDC mbajtën sesionin informues më 27 shkurt në objektin e ACDC-së në Mitrovicën e Veriut.

Programi “Outreach” i Dhomave të Specializuara synon të përmirësojë komunikimin me publikun, të lidhet me komunitetin dhe të ofrojë informata të vlefshme për misionin e tij dhe ka zhvillimin e ngjarjeve të shumta për të promovuar punën që bënë.

Gjatë ngjarjes, përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara bënë një prezantim gjithëpërfshirës duke theksuar misionin dhe operacionet e Dhomave, duke u fokusuar në procedurat ligjore lidhur me krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe veprat tjera penale. Ngjarja u paraqit tek të pranishmit, përfshirë studentë dhe profesionistë të rinj ligjor, si dhe mundësia për t'u përfshirë në një session diskutimi përes pyetjeve-përgjigjjeve, duke promovuar ndërveprimin dhe shkëmbimin e informatave.

Kjo nismë bashkëpunuese ndërmjet Dhomave të Specializuara dhe OJQ ACDC, nënvizon rëndësinë e nxitjes së një dialogu të hapur rreth procedurave ligjore që lidhen me vepra të rënda penale, duke promovuar një kuptim më të mirë të punës së gjykatës.

LE TË BASHKËPUNOJMË

Jeni të interesuar për partneritet me ACDC, mbështetjen e punës sonë apo dëshironi të mësoni më shumë për aktivitetet tona?