30.06.2022. » 12:21 | ACDC
Më 29 qershor, praktikantët e angazhuar në projektin e financuar nga INL, "Përmirësimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe", e mbajtën simulimin e gjykimit në sallën gjyqësore të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e që shënoi përfundimin e një praktike tre mujore.
Më 29 qershor, praktikantët e angazhuar në projektin e financuar nga INL, "Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunitetet me shumicë serbe në Kosovë", e mbajtën simulimin e gjykimit në sallën gjyqësore të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e që shënoi përfundimin e një praktike tre mujore.
Simulimi i seancës gjyqësore është përgatitur me ndihmën e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Ky aktivitet u ofroi praktikantëve mundësinë për të demonstruar aftësitë dhe njohuritë që fituan në punën me gjyqtarët dhe stafin e gjykatës.
Programi është pjesë e projektit "Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunitetet me shumicë serbe në Kosovë", financuar nga Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe implementuar nga OJQ ACDC në partneritet me OJQ AKTIV.
Lajmet e fundit