15.01.2022. » 10:34 | AKK
Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj priti në takim përfaqësues të organizatave Jo- Qeveritare.
Në kuadër të fushëveprimit dhe realizmit të mandatit të Agjencisë për promovimine transparencës dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët e jashtëm, Drejtori Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave Jo – Qeveritare në Kosovë, që fushë veprimtari të vetën kanë edhe aktivitete kundër korrupsionit, mbrojtjen e sinjalizuesve si dhe konfliktin e interesit kanë një rol të veçantë.
Gjatë këtij takimit me përfaqësues e OJQ-ve, Drejtori Yll Buleshkaj, ka falënderuar përfaqësuesit e shoqërisë civile për rolin e tyre në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit që lidhen me procesin e deklarimit të pasurisë, parandalimin e konfliktit të interesit dhe Ligjin për Sinjalizuesit dhe tha se OJQ-të do të jenë partner të rëndësishëm të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Lajmet e fundit