21.06.2024. » 16:28 | ACDC
Mitrovicë e Veriut, 21 qershor 2024 - Për të rritur mbrojtjen e grupeve të cenueshme dhe komunitetet pakicë nga diskriminimi dhe për të mbledhur njohuri për ndryshimin e Ligjit Kundër Diskriminimit, OJQ ACDC, në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit, ka organizuar një takim konsultativ më 21 qershor në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut.

Të pranishëm ishin z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, z. Muhamet Vokrri, ekspert i ndryshimeve ligjore, Jerome Bouyjou, shef i Zyrës për të Drejtat e Njeriut në UNMIK dhe përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, si dhe si përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe avokatëve të rinj nga Mitrovica e Veriut.
Pjesëmarrësit ngritën shumë çështje kyçe si të drejtën për arsimim, problemin e përfshirjes së avokatëve të rinj nga komunitetet pakicë, përdorimin e gjuhës, investimet e pabarabarta në zonat e Kosovës, përfshirjen e komuniteteve të tjera pakicë dhe gjuhën e urrejtjes.
Panelistët shpjeguan se ligji është në fazën fillestare të ndryshimeve dhe plotësimeve dhe janë evidentuar shumë mangësi në zbatim, veçanërisht sa i përket qasjes në drejtësi. Ata falënderuan të pranishmit dhe deklaruan se të gjitha të dhënat do të adresohen dhe do të përcillen në instancat më të larta dhe drafti i parë i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit do të dërgohet në të tri gjuhët.
Ligji Kundër Diskriminimit synon të krijojë një kornizë gjithëpërfshirëse për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin mbi baza të shumta, duke përfshirë kombësinë, përkatësinë etnike, racën, gjininë, orientimin seksual, fenë, bindjet politike, statusin social, moshën, etj.
Lajmet e fundit