03.03.2023. » 13:47 | ACDC


Takimi ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile nga veriu i Kosovës



Të enjten, më 2 mars, në ambientet e Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, Avokati i Popullit i Kosovës, z. Naim Qelaj, u takua me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga veriu i Kosovës.

takimi-ndermjet-institucionit-te-avokatit-te-popullit-dhe-organizatave-te-shoqerise-civile-nga-veriu-i-kosoves
FOTO: ACDC

 

Të enjten, më 2 mars, në ambientet e Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, Avokati i Popullit i Kosovës, z. Naim Qelaj, u takua me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga veriu i Kosovës.

Takimi kishte për qëllim vlerësimin e respektimit të të drejtave të njeriut pas ngjarjeve të fundit në katër komuna në veri të Kosovës dhe diskutimin e rolit dhe mandatit të Institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e OJQ-ve ngritën shkeljet e të drejtave të njeriut dhe shqetësimet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb, si shpronësimi në Leposaviq dhe Zubin Potok, çështjet e sigurisë, prania e forcave speciale të Kosovës në veri të Kosovës, vështirësitë që kanë qytetarët për tu pajisur me dokumenteve personale, gjuha e urrejtjes me motive etnike etj.

Duke iu drejtuar shpronësimit, z. Qelaj tha se kanë pranuar ankesa, dhe proceset dhe vlerësimet e ankesave janë në vazhdim e sipër. Z. Qelaj po ashtu potencoi se po i përcjell nga afër ngjarjet në veri të Kosovës dhe se së shpejti do të vizitojë veriun për të biseduar me banorët dhe për të kuptuar më mirë se çfarë duhet bërë. 

Në fund të diskutimit, z. Qelaj theksoi rëndësinë e forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit me shoqërinë civile që punon në këto komuna.