11.11.2021. » 10:17 | ACDC


Trajnim "Hyrje në të Drejtat e Njeriut" - 12 Nëntor nga ora 11:00



Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në sesionin e trajnimit të quajtur “hyrje në të drejtat e njeriut”. Ligjërues do të jetë ish Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, i cili do t'i njohë të pranishmit me konceptin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut, si dhe me hapat pozitivë dhe bashkëpunimin e juristëve të rinj dhe organizatave të shoqërisë civile me institucionin e Avokatit të Popullit.

trajnim-hyrje-ne-te-drejtat-e-njeriut-12-nentor-nga-ora-1100
FOTO: ACDC

Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në sesionin e trajnimit të quajtur “hyrje në të drejtat e njeriut”. Ligjërues do të jetë ish Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, i cili do t'i njohë të pranishmit me konceptin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut, si dhe me hapat pozitivë dhe bashkëpunimin e juristëve të rinj dhe organizatave të shoqërisë civile me institucionin e Avokatit të Popullit.

Në trajnim do të marrin pjesë studentë të diplomuar, juristë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Moderator: Dushan Radakoviq, Drejtor Ekzekutiv në OJQ ACDC

Trajnimi do të mbahet përmes aplikacionit Zoom më 12 Nëntor, duke filluar nga ora 11:00. Ju mund të bashkangjiteni duke përdorur vegëzën:

  https://us02web.zoom.us/j/86302111193

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në email-in: snezana.vukicevic@acdc-kosovo.org

Ky është moduli i parë i trajnimit në kuadër të projektit të financuar nga UNMIK-u "Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës", i zbatuar nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).

 

 

Rendi i ditës

10:50 - 11:00 - Regjistrimi i pjesëmarrësve

11:00 - 11:15 - Fjalë hyrëse - Z. Dushan Radakoviq, Drejtor Ekzekutiv i OJQ ACDC

11:10 - 12:10 - “Hyrje në të Drejtat e Njeriut” - Z. Hilmi Jashari, Ish Avokati i Popullit  

12:10 - 12:40 - Diskutim i hapur

12:40 - 13:40 - Diskutime në grupe të ndara për tema specifike  (Të drejtat e grave dhe e drejta e fëmijës)

13:40 - 14:10 - Prezentimet nga grupet punuese

14:10 - 14:40 - Diskutim i përbashkët përmbyllës