11.12.2021. » 08:26 | UN
Si pjesë e projektit të financuar nga UNMIK-u "Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës", më 10 dhjetor 2021, ACDC shënoi Ditën e të Drejtave të Njeriut duke organizuar një sesion trajnimi mbi mekanizmat e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe rolin e Ombudspersonit në Kosovë. ACDC ftoi në rolin e ligjërueses zëvendësen e Avokatit të Popullit, znj. Marija Radulović, dhe ekspertin për të drejtat e njeriut, z. Lubisha Bashçareviq. Studentë të diplomuar, juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile morën pjesë në këtë ngjarje, e cila kishte për qëllim rritjen e njohurive dhe kuptimit të pjesëmarrësve për mekanizmat ekzistues të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë (OiK).

Z. Bashçareviq i njohu pjesëmarrësit me mekanizmat e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe theksoi se organizatat e shoqërisë civile dhe Ombudspersoni duhet të punojnë së bashku për të mirën e banorëve të Kosovës në mënyrë që të kontribuojnë në avancimin e të drejtave të njeriut. Znj. Raduloviq foli për rolin e Ombudspersonit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe njoftoi se Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) është duke përgatitur një fushatë informuese për komunitetet joshumicë në zonat rurale.
Ana praktike e trajnimit përfshinte diskutime të veçanta në grupe dhe prezantime nga pjesëmarrësit mbi sfidat, shkeljet dhe përvojat reale të të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe rekomandime për punën dhe vizibilitetin e IAP-së.
Lajmet e fundit