14.02.2024. » 19:19 | ACDC


Tryezë diskutimi në mes policisë dhe qytetarëve në veri të Kosovës për bashkëpunimin dhe sfidat



Më 13 shkurt, OJQ ACDC organizoi tryezë diskutimi në mes të Policisë së Kosovës dhe komunitetit lokal me qëllim të analizimit të situatës aktuale në veri të Kosovës, hulumtimit të funksionalitetit dhe nivelit të besimit të komuniteteve joshumicë në institucione.

tryeze-diskutimi-ne-mes-policise-dhe-qytetareve-ne-veri-te-kosoves-per-bashkepunimin-dhe-sfidat
FOTO: ACDC

Më 13 shkurt, OJQ ACDC organizoi tryezë diskutimi në mes të Policisë së Kosovës dhe komunitetit lokal me qëllim të analizimit të situatës aktuale në veri të Kosovës, hulumtimit të funksionalitetit dhe nivelit të besimit të komuniteteve joshumicë në institucione.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të policisë, të udhëhequr nga zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale për Veriun e Kosovës, Veton Elshani, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, partive politike dhe qytetarë të thjeshtë.

Kjo ngjarje ofroi mundësinë qytetarëve që drejtpërdrejt t'i drejtohen përfaqësuesve të policisë dhe të shprehin shqetësimet, dyshimet dhe kritikat e tyre. 

Gjatë diskutimit të hapur u bisedua për problemet dhe çështjet të ndryshme që kanë të bëjnë me punën e policisë në veri të Kosovës, si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit, sqarimin e çështjeve ligjore dhe zgjidhjen e sfidave specifike.

Qëllimi kryesor i diskutimit është përmirësimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve, si dhe rritja e transparencës së punës së policisë në veri të Kosovës.

Ngjarja u organizua në kuadër të projektit "Përmirësimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në Kosovë", financuar nga Byroja për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL).