Tryeza e rrumbullakët do të mbledhë të rinj, përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe komunitetit akademik për të diskutuar së bashku mënyrat e ndërtimit të besimit ndëretnik afatgjatë dhe forcimit të kohezionit shoqëror. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë përvojat e tyre, të fitojnë njohuri të reja mbi strategjitë për ndërtimin e paqes dhe të zhvillojnë iniciativa të përbashkëta për bashkëpunimin e ardhshëm.
Një fokus i veçantë i tryezës do të jetë tema e punësimit të të rinjve, me theks në sfidat që ata përballen gjatë hyrjes në tregun e punës, rolin e zyrave të punësimit dhe mundësitë për përmirësim profesional. Diskutimi do të mbledhë aktorë kyç për të shqyrtuar zgjidhje praktike dhe iniciativa për përmirësimin e mundësive të punësimit të të rinjve në Kosovë.
Ky aktivitet përfaqëson një mundësi për krijimin e kontakteve të reja, shkëmbimin e ideve dhe forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, me synimin e ndërtimit të një të ardhmeje më paqësore dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë të rinjtë në Kosovë.
Panelistët:
- Besmir Salihu, Shefi i Zyrës së Punësimit në Mitrovicën e Jugut
- Sallah Bekteshi, Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Mitrovicën e Veriut
- Lulzim Hakaj, OJQ REC
- Stefan Kalaba, OJQ ACDC
- Anđelija Vučinić, studente nga veriu
- Valentina Istefi, studente nga jugu
Ines Aljović Mihajlović, moderatore
Diskutimi do të mbahet më 04 shtator 2025, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e EU House, që ndodhet në rrugën “Mbret Pjetër I”, Mitrovicë e Veriut.