25.02.2025. » 10:52 | ACDC


Tryezë e rrumbullakët – 26 shkurt 2025 CEC Qendra e Energjisë Qytetare Mitrovicë e Veriut 11:00 – 13:30



Organizata joqeveritare Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi të drejtat e njeriut, ku do të marrin pjesë  Zëvendës Avokati i Popullit i Kosovës z. Niman Hajdari, drejtor i përgjithshëm në Agjencinë e Regjistrimit Civil z. Blerim Camaj, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës z. Veton Elshani, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Mitrovicës.

tryeze-e-rrumbullaket-26-shkurt-2025-cec-qendra-e-energjise-qytetare-mitrovice-e-veriut-1100-1330
FOTO: ACDC

Diskutimi synon të nxisë dialogun ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile dhe komuniteteve të prekura, me qëllim identifikimin e problemeve kyçe dhe përmirësimin e bashkëpunimit në lidhje me çështjet e dokumentacionit.

Kjo tryezë e rrumbullakët organizohet si reagim ndaj vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, e cila ka miratuar një vendim që u mundëson qytetarëve, të cilët kanë regjistruar të dhënat e statusit të tyre civil (lindje, martesë dhe/ose vdekje) në strukturat paralele serbe gjatë periudhës nga 10 qershor 1999 deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të aplikojnë për regjistrimin e të njëjtave të dhëna në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Kosovës.

Panelistët:

  • Z. Niman Hajdari, Zëvendës Avokati i Popullit i Kosovës
  • Z. Veton Elshani, Zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Veriut të Kosovës
  • Z. Blerim Camaj – Drejtor i Përgjithshëm ne Agjencinë e Regjistrimit Civil
  • Z. Alleksandar Rapajiq, Drejtor i programit i OJQ ACDC
  • Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile

Diskutimi do të mbahet më 26 shkurt 2025, nga ora 11:00, në ambientet e CEC - Qendrës së Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut.

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes emailit: stefan.kalaba@acdc-kosovo.org 

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit "Avancimi i të drejtave të njeriut përmes aktiviteteve informuese", i cili zbatohet nga OJQ ACDC, me mbështetjen e UNMIK-ut.