09.02.2024. » 11:32 | ACDC


Tryezë e rrumbullakët për sfidat e të drejtave të njeriut në rajonin e Ferizajt



Në kuadër të projektit "Avancimi i të Drejtave të Njeriut përmes Rritjes së Vetëdijes Publike", i zbatuar nga OJQ ACDC, dhe i mbështetur nga UNMIK Kosovo, u organizua tryeza e rrumbullakët në Ferizaj.

tryeze-e-rrumbullaket-per-sfidat-e-te-drejtave-te-njeriut-ne-rajonin-e-ferizajt
FOTO: ACDC

Në kuadër të projektit "Avancimi i të Drejtave të Njeriut përmes Rritjes së Vetëdijes Publike", i zbatuar nga OJQ ACDC, dhe i mbështetur nga UNMIK Kosovo, u organizua tryeza e rrumbullakët në Ferizaj.

Objektivi kryesor i këtij takimi ishte të diskutohet me Avokatin e Popullit z. Naim Qelaj, për gjendjen e të drejtave të njeriut në komunitetet shumicë, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile në përpjekjet për të mbrojtur dhe avancuar liritë dhe të drejtat e njeriut.

Pjesëmarrësit përfshinin organizata të shoqërisë civile, zyrtarë lokal/komunal dhe përfaqësues nga organizatat joqeveritare që përfaqësojnë komunitetin serb, rom, ashkali dhe egjiptian në rajonin e Ferizajit.

Nga pjesëmarrësit në këtë tryezë si shqetësim me nevojë për adresim u ngritën sfidat në vonesat e proceseve gjyqësore e veçanërisht atyre kontestimore, pastaj respektimi i të drejtës së përdorimit të gjuhës amtare në procedurat gjyqësore për komunitetet jo-shumicë. Po ashtu si probleme me të cilën ballafaqohen komunitetet jo-shumicë rom, ashkali e egjiptian u ngritën problemet me legalizimin e pronave në procesin e ndërtimit të shtëpive - qytetarëve në nevojë - nga ana e institucioneve.

Çështje tjera që u parashtruan ishte edhe problemi me trajtimin e kërkesave në komisione mjekësore për personat me aftësi të kufizuara si edhe refuzimi i kërkesave në rivlerësim, duke vazhduar pastaj me problemet e nostrifikimit të diplomave Kosovë - Serbi, shqetësimi i situatës me fëmijët lëmoshë kërkues në rrugë si dhe problemi me sigurinë e cenuar të qytetarëve nga qentë endacak.

Me këtë rast, Avokati i Popullit i njoftoi pjesëmarrësit për çështjet e trajtuara deri më tani, situata të cilat janë ngritur si shqetësim nga qytetarët e po ashtu i siguroi pjesëmarrësit se edhe çështjet e ngritura në këtë tryezë të pa trajtuara deri më tani do të trajtohen në përputhje me mandatin dhe kompetencat e IAP-së.