29.02.2024. » 14:06 | ACDC


Tryezë e rrumbullakët për sfidat e të drejtave të njeriut në rajonin e Prizrenit



Në kuadër të projektit “Përparimi i të drejtave të njeriut përmes rritjes së vetëdijes publike”, i zbatuar nga OJQ ACDC dhe i mbështetur nga UNMIK- u, u mbajt tryeza e diskutimit mbi të drejtat e njeriut me pjesëmarrje të organizatave të shoqërisë civile, zyrtarë të institucioneve komunale lokale e përfaqësues të organizatave joqeveritare nga radhët e komunitetit serb, turq, boshnjak e goran.

tryeze-e-rrumbullaket-per-sfidat-e-te-drejtave-te-njeriut-ne-rajonin-e-prizrenit
FOTO: ACDC

Në kuadër të projektit “Përparimi i të drejtave të njeriut përmes rritjes së vetëdijes publike”, i zbatuar nga OJQ ACDC dhe i mbështetur nga UNMIK- u, u mbajt tryeza e diskutimit mbi të drejtat e njeriut me pjesëmarrje të organizatave të shoqërisë civile, zyrtarë të institucioneve komunale lokale e përfaqësues të organizatave joqeveritare nga radhët e komunitetit serb, turq, boshnjak e goran.

Takimi kishte për qëllim diskutimin me Avokatin e Popullit, mbi situatën e të drejtave të njeriut në nivel lokal, problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e nevojat për adresim; respektimi i të drejtave të komuniteteve jo shumicë si edhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit me organizatat e shoqërisë civile në përpjekje për mbrojtje dhe promovim të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Nga pjesëmarrësit në këtë tryezë si shqetësim me nevojë për adresim u ngritën problemet e komuniteteve jo shumicë në këtë regjion, përkitazi me arsimin, mungesën e librave shkollorë në gjuhët amtare, mungesa e komunikimit në gjuhët lokale gjatë marrjes dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore, gjatë zhvillimit të procedurave administrative e më gjerë.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për vështirësitë për qasje në trotuare/shtigje të këmbësorëve si dhe problemet për qasje në objekte, në veçanti ato institucionale. Të pranishmëve iu prezantuan gjetjet e Raportit të Avokatit të Popullit, Ex officio nr. 648/2021 në lidhje me qasjen në trotuare, hapësira publike dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve si dhe respektimin e së drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm jetësor.

Në fokus, në çështjet nën juridiksionin e IAP-së, këto takime synojnë të mbledhin njohuri nga perspektiva e komunitetit dhe të dhëna nga organizatat që trajtojnë në mënyrë aktive të drejtat e njeriut, si dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe aktiviteteve të OShC-ve.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të nismës më të gjerë mbarëkosovare, në kuadër të projektit tonë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe përgjegjësitë e IAPK-së, nxitjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet IAPK-së dhe OJQ-ve dhe ofrimin e një platforme për planifikim dhe avokim të përbashkët në çështjet më emergjente të Kosovës, çështjet e të drejtave të njeriut.