Ndaj lajmin:
Gjatë programit treditor, pjesëmarrësit morën pjesë në një sërë aktivitetesh të përbashkëta, përfshirë sesione gjuhësore VOCUP, ushtrime të punës në ekip, si dhe zhvillim të aftësive të buta përmes programit UpShift. Kampi synoi përmirësimin e aftësive të komunikimit, punës ekipore dhe mirëkuptimit ndërkulturor ndërmjet të rinjve.
Me këtë kamp përfundon faza parafundore e ciklit, ndërsa kampi i fundit do të mbahet së shpejti, duke përmbyllur programin e këtij viti të dedikuar ndërtimit të urave mes të rinjve nga komunitete të ndryshme në Kosovë.