09.02.2022. » 09:09 | ACDC


Vizitë e Zëvendës Ambasadorit Norvegjez në Kosovë



Më 8 shkurt, në hapësirat tona, pritëm Zëvendës Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Henrik Width.

vizite-e-zevendes-ambasadorit-norvegjez-ne-kosove
FOTO: ACDC

Më 8 shkurt, në hapësirat tona, pritëm Zëvendës Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Henrik Width.

Gjatë takimit me z. Width, patëm mundësinë ta njohtojmë me punën e organizatës tonë përmes projekteve aktuale, sikurse përmes projektit të cilin e financon Ambasada Norvegjeze në Kosovë, që udhëheq KCSF dhe PA. Gjithashtu diskutuam situatën politike në veri të Kosovës dhe diskutuam rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Norvegjeze dhe OJQ ACDC.

Zëvendës ambasadori më herët gjatë ditës ka vizituar komunën e Zveçanit. Në takim morën pjesë kryetari i komunës së Zveçanit, dr. Dragiša Miloviq, z. Momçilo Gvozdiq, shef i zyrës së kryetarit të komunës, z. Srxhan Millosavleviq, kryetar i Kuvendit të Komunës, si dhe drejtori ekzekutiv i OJQ ACDC, Dushan Radakoviq.

Vizita e sotme e zëvendës ambasadorit ishte jashtë zakonisht e rëndësishme dhe e dobishme dhe me këtë rast është paralajmëruar vizita e radhës e ambasadorit të Norvegjisë në komunat në veri të Kosovës.