16.03.2022. » 13:18 | ACDC
Në kuadër të projektit “Rritja e reagimit institucional ndaj korrupsionit në veri të Kosovës”, më 15 mars, OJQ ACDC organizoi një vizitë studimore në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës dhe Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Në kuadër të projektit “Rritja e reagimit institucional ndaj korrupsionit në veri të Kosovës”, më 15 mars, OJQ ACDC organizoi një vizitë studimore në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës dhe Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Qëllimi i vizitës ishte përfitimi i njohurive gjithëpërfshirëse mbi mandatin dhe fushëveprimin e punës së Agjencisë dhe programet e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Vizita studimore përfshinte përfaqësues të OJQ ACDC, aktivistë të shoqërisë civile, juristë të rinj dhe studentë nga veriu i Kosovës.
Në takimin me përfaqësuesit e OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, foli për mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe rolin e saj në raportin për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, hetimet administrative, parandalimi i konfliktit të interesit, mbrojtja e sinjalizuesve dhe bashkëpunimi rajonal. Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj gjatë takimit i’u përgjigj pyetjeve të të pranishmëve lidhur me rolin e AKK-së për kontrollin e plotë të pasurisë dhe veprimet e ndërmarra nga Agjencia gjatë procesit të hetimeve administrative në rastet e trajtimit të pozitave të larta publike.
Përfaqësuesit e OJQ ACDC shfrytëzuan këtë rast për të informuar drejtorin e AKK-së për aktivitetet që do të realizohen në kuadër të projektit në lidhje me vizibilitetin e Agjencisë. Përkatësisht, OJQ ACDC do të ofrojë broshura edukative dhe klipe televizive, për të rritur dukshmërinë e Agjencisë në veri të Kosovës, si pjesë e fushatës informuese të fokusuar në ngritjen e vetëdijes dhe njohurive të publikut për korrupsionin dhe mekanizmat kundër korrupsionit.
Më tej, me këtë rast, përfaqësues të OJQ ACDC kanë vizituar edhe Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), stafi i të cilit i njohu pjesëmarrësit me projektet, përgjegjësitë dhe objektivat e organizatës. Vizita kishte për qëllim t'u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë që të njihen me punën e KCSF-së, programet e së cilës kanë aktivitete të shumta ndërsektoriale që promovojnë kulturën demokratike dhe u përgjigjen nevojave socio-ekonomike të Kosovës.
Ky grant mbështetet nga 'Program ii Shoqërisë Civilepër Shqipërinë dhe Kosovën' financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në partneritet me Partner Shqipëria për Ndryshim dhe Zhvillim (AP).
Lajmet e fundit