28.04.2022. » 09:15


Op-ed - Fuqia shëruese e letërsisë



Në kohën që jetojmë, shkrimi i vargjeve për Kosovën dhe jetën në këtë vend të mrekullueshëm është një rrugë e rrëshqitshme që të gjithë ecin rreth e qark nga frika se mos rrëshqasin dhe përfundojnë në gjunjë. Shumica e njerëzve besojnë se poezi apo këngë të tilla mund të shkaktojnë trazira mes tyre, një rast për konflikt, grindje dhe agresion. Të gjitha veprat e artit, nga frika, mbeten të gjalla vetëm si sekret. Kjo frikë ka infektuar, mbi të gjithë, të rinjtë e grupeve të ndryshme etnike që të shprehen lirshëm përmes teksteve të tyre. Për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë, arti letrar është mbytës dhe nëse nuk e përkrahim do të humbasë.

fuqia-sheruese-e-letersise

Në kohën që jetojmë, shkrimi i vargjeve për Kosovën dhe jetën në këtë vend të mrekullueshëm është një rrugë e rrëshqitshme që të gjithë ecin rreth e qark nga frika se mos rrëshqasin dhe përfundojnë në gjunjë. Shumica e njerëzve besojnë se poezi apo këngë të tilla mund të shkaktojnë trazira mes tyre, një rast për konflikt, grindje dhe agresion. Të gjitha veprat e artit, nga frika, mbeten të gjalla vetëm si sekret. Kjo frikë ka infektuar, mbi të gjithë, të rinjtë e grupeve të ndryshme etnike që të shprehen lirshëm përmes teksteve të tyre. Për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë, arti letrar është mbytës dhe nëse nuk e përkrahim do të humbasë.

Shumë të rinj të talentuar të etnive të ndryshme jetojnë në kafaz të artë të krijuar nga prindërit e tyre me dëshirën për t'i mbrojtur ata. Gjatë gjithë këtyre viteve, duke parë situatën që më rrethon, pyes veten pse njerëzit e vendosin artin në një kafaz? Pse duan t’a lidhin me zinxhir? Pse nuk i japin lirinë dhe mundësinë për të ekspozuar bukurinë e saj që nuk i ndanë por bashkon njerëzit? Pse nuk e lejojnë atë të i shërojë plagët nga e kaluara me fuqitë e saj dhe t'i heqë sytë që të shohin se të paktën e ardhmja mund të jetë e ndritshme dhe e bukur? Është poezia ajo që më ka ndihmuar të kuptoj se njerëzit në "anën tjetër të konfliktit" ndajnë të njëjtën frikë dhe probleme si ne dhe se ne mund të shpëtojmë veten nga kjo situatë vetëm nëse hapim zemrat tona dhe dëgjojmë atë që dëshiron pala tjetër të thotë, dhe nëse nuk munden ndryshe… le të shprehen përmes vargjeve. Të rritesh dhe të jetosh në Kosovë bart me vete një barrë të caktuar.

Është e pamundur të injorohen historitë për konflikte të ndryshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Frika që përjetuan prindërit tanë na u përcollën me vetëdije ose pa vetëdije dhe kështu na distancuan nga fqinjët tanë dhe miqtë e mundshëm, por për fat të mirë vlera e vërtetë e poezisë së pastër zgjon te njerëzit vetëm anën e mirë dhe thyen çdo pengesë. Kështu më ndodhi edhe mua. Ndërsa, një ditë të ngrohtë vjeshte kërkoja frymëzim për të shkruar në një park të rrethuar nga lojërat dhe të qeshurat e fëmijëve, krejt papritur një djalë m'u afrua dhe më foli shqip. Në atë moment ndjeva frikë dhe panikë. Në anglisht, i’u përgjigja se nuk e kuptoja gjuhën e tij dhe mora me nxitim fletoret e mia, duke dashur të largohesha sa më shpejt. "A e kuptoni gjuhën e poezisë?" më pyeti në anglisht dhe më dha fletoren e tij. Frika me të cilën kisha jetuar kaq gjatë më thoshte se duhet të distancohesha nga një i huaj që i përkiste "anës tjetër", por poezia, mendoja, ishte një terren neutral dhe diçka që nuk mund të më dëmtonte. Në atë moment, kurioziteti ishte më i fortë se frika dhe më nxiti të merrja një fletore dhe të lexoja atë që ishte shkruar në të. Vargjet janë shkruar në anglisht. E kuptova se ishte shumë i talentuar. "Këngët i’a kam dedikuar të dashurës sime, e cila së fundmi ka ndërruar jetë. Të fundit, siç e shihni, nuk e mbarova. Më mbeti pa asnjë ide. Ndodh ndonjëherë". Teksa shkruaj vetë këngët, shumë shpejt më lindin idetë për një vazhdim, të cilat me kënaqësi do t'i ndaja me të. Së bashku përfunduam një këngë që më vonë u këndua në tre gjuhë. E merrni me mend - anglisht, serbisht dhe shqip.

Kur e kujtoj atë ditë, mendoj se po të kisha dëgjuar frikën që më thoshte të rrija larg një djaloshi se është shqiptar, do të kisha humbur rastin të takoja një person kaq të mrekullueshëm, një mik kaq të dashur. U binda për të disatën herë se poezia është një magji që mund të shërojë plagët, të eliminojë frikën dhe paragjykimet dhe të na afrojë me njerëzit që ndryshojnë nga ne vetëm në gjuhën që flasin. Shpresoj që në të ardhmen njerëzit të e kuptojnë se sa e rëndësishme është letërsia dhe sa shumë kemi nevojë për të sjellë paqen mes dy popujve që jetojnë së bashku në një vend ku yjet shkëlqejnë më shumë dhe ku bozhuret ndriçojnë në fusha të bukura joreale. Mos na detyroni të fshehim fletoret që përmbajnë tekste për miqësi të ndaluara e që janë të dënuara për shkak të së kaluarës sonë. Le të shprehemi lirshëm me shkrim, le të marrë frymë poezia dhe mos na gjykoni se… as nuk e dini se miqësitë më të forta dhe dashuritë më të mëdha jetojnë pikërisht aty, pranë teje - në anën tjetër të telit me gjemba.

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian