23.08.2023. » 11:35


OP – ED Të drejtat e njeriut dhe të drejtat e LGBTQ+



Me fokusin në rritje në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në vitet e fundit, komuniteti LGBTIQ+ shpesh është lënë pas dore.  Marija Radulovic, një mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe ish-zëvendëse e Avokatit të Popullit, mbron rritjen e ndërgjegjësimit, edukimit dhe pranimit të individëve LGBTIQ+, duke nënvizuar rolet e organizatave, familjeve dhe shoqërisë në luftën kundër diskriminimit.Të drejtat e LGBTIQ+

op-ed-te-drejtat-e-njeriut-dhe-te-drejtat-e-lgbtq

Në dekadat e fundit, më saktë në dy vitet e fundit, ideja dhe koncepti i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut ka marrë mjaft hapësirë publike. Hapësirë publike në kuptimin e debateve, hulumtimeve, protestave, raporteve dhe rekomandimeve për të ardhmen e mëtejshme dhe më të mirë.

Hapësira ishte dhe mbetet e hapur për të gjithë, të ashtuquajturat, brezat e të drejtave të njeriut. Të drejtat civile, politike, sociale, kulturore, “të gjelbra”. Lufta kundër diskriminimit, të drejtat e grave pak më shumë, sidomos në ato ditë "të caktuara" ku shënohet 8 Marsi, 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, ditën ndërkombëtare të tolerancës zero ndaj diskriminimit etj.

Megjithatë, një grup, komunitet, shumë shpesh mbeti mënjanë. Edhe pse aktivizmi është theksuar shumë vitet e fundit, gjithmonë ka pasur një "por" si justifikim për të shmangur diskutimin për komunitetin LGBTIQ+.

Në karrierën time pesëvjeçare si zëvendëse e Avokatit të Popullit, mbajta me krenari “flamurin” dhe u njoha gjithmonë si dikush që qëndron me zë të lartë dhe qartë për këtë çështje. Sepse të qenit i veçuar vetëm për shkak të asaj se kush jeni, çfarë ndjeni dhe doni, është një nga format më të rënda të diskriminimit. Unë besoj...

Pse duhet të flasim për komunitetin LGBTIQ+?

Orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë aspekte integrale të vetes sonë dhe nuk duhet të çojnë asnjëherë në diskriminim apo abuzim. Por, realiteti, shumë shpesh nuk e ndjek këtë qëndrim.

Kur je homoseksual, biseksual, transgjinor ose jokonform gjinor, një ditë mesatare mund të bëhet një luftë për të mbijetuar.

Të jetosh si lezbike, homoseksual, biseksual, transgjinor ose person interseksual mund të jetë kërcënuese për jetën në një numër vendesh anembanë globit. Për ata që nuk jetojnë me një rrezik të përditshëm për jetën e tyre, diskriminimi në bazë të orientimit seksual ose identitetit gjinor mund të ketë një efekt shkatërrues në mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale për ata që detyrohen ta durojnë atë.

Është fakt që pranimi i komunitetit LGBTIQ+ është rritur globalisht. Në Kosovë situata është përmirësuar por ende jo mjaftueshëm. Homofobia, transfobia është ende e pranishme.

Në përgjithësi, të qenit anëtar i LGBTIQ mund të çojë në forma të rënda diskriminimi dhe stigmatizimi.

Kush mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftimin e këtyre sjelljeve të dëmshme?

Familja, OSHC-të, e gjithë shoqëria… që të gjithë.

OShC-të mund të luajnë një rol unik dhe të rëndësishëm në avancimin e barazisë dhe mirëqenies për personat LGBTIQ+. Këto organizata kanë njohuri të thella të dorës së parë për komunitetet e tyre lokale LGBTIQ+, nevojat e tyre, sfidat dhe pikat e tyre të forta. Dhe kjo është diçka që duhet mbështetur për ta bërë më të mirë dhe më të lehtë jetën e përditshme të njerëzve LGBTIQ+.

Avokimi, edukimi dhe ngritja e çështjes së komunitetit LGBTIQ+ është se shoqëria kosovare duhet të jetë më e fortë, më e dukshme.

Pasi të jeni të arsimuar për njerëzit LGBTIQ+, mund të ndërhyni dhe të edukoni të tjerët.

Pra, le ta bëjmë së bashku më të sigurtë komunitetin LGBTIQ+!

 

---

Marija Radulovic është mbrojtëse e pasionuar e të drejtave të njeriut, me më shumë se një dekadë përvojë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Ish zëvendëse Avokatit të Popullit të Kosovës, punëtore pasionante humanitare.

Adhuruese e Lindjes dhe adhuruese e kafesë.