12.06.2023. » 12:55
Në tekstin e autores, Danica Kompiroviq, mastere e drejtësisë, shpjegon në detaje konceptin e ndihmës juridike falas, si dhe kriteret dhe procedurën e paraqitjes së kërkesës. Gjithashtu, theksohet rëndësia e Agjencisë Kosovare për Ndihmë Juridike Falas në promovimin e të drejtave të njeriut dhe sigurimin e qasjes në drejtësi për të gjithë ata që kanë nevojë.
Agjencia e Ndihmës Juridike Falas është themeluar për të ofruar ndihmë juridike falas për të gjithë ata që kanë nevojë. E prezantuar si përgjigje ndaj mungesës së qasjes në drejtësi dhe të drejtave të njeriut të kërcënuara, Agjencia është një mekanizëm kyç për promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Ndihma juridike falas ndihmon të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi financiare për të paguar një përfaqësues ligjor për çështjet që kanë ose që duan të dërgojnë në gjykatë.
Për ta garantuar këtë, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin nr. 04/L-017 për ndihmë juridike falas. Ky ligj synon të krijojë një sistem funksional për ofrimin e ndihmës juridike falas në procedurat civile, administrative, kundërvajtëse dhe penale, ligj i cili siguron qasje efektive në drejtësi për qytetarët që nuk kanë burime të mjaftueshme financiare.
Ndihma juridike falas u ofrohet të gjithë personave që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kriteri i kualifikimit - sipas këtij kriteri, të drejtën për të ofruar ndihmë juridike falas kanë:
Kriteri financiar - sipas këtij kriteri parashikohet:
Kriteri juridik - sipas ketij kriteri ndihma juridike ofrohet duke vleresuar thelbin e ceshtjes si p.sh.:
Përjashtimisht, në raste emergjente, ndihma juridike falas u ofrohet të gjithë personave të ndaluar ose të arrestuar nga policia, pavarësisht nëse i plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë ligj.
Për ofrimin e ndihmës juridike falas, krijohet Këshilli për Ndihmën Juridike Falas, si institucion bazë që funksionet e tij i kryen në mënyrë të pavarur në raport me institucionet e tjera publike dhe pa udhëzimin dhe ndërhyrjen e asnjë personi. Paneli përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët janë ekspertë të kualifikuar dhe njohës të sistemit ligjor.
Me këtë ligj për ndihmë juridike Falas është themeluar edhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.
Ofruesit e ndihmës juridike falas janë::
Procedura për marrjen e ndihmës juridike falas fillon me kërkesën në zyrën më të afërt për ndihmë juridike falas. Forma dhe përmbajtja e formularit të paraqitjes së kërkesës rregullohet me akt nënligjor. Aplikanti ka detyrimin të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar vlefshmërinë e kërkesës për ndihmë juridike falas. Në mungesë të dokumentacionit përkatës për kategorinë e viktimave të dhunës, si bazë e kërkesës merret deklarata me shkrim e mbrojtësit të viktimave. Zyrtarët e zyrës për ndihmë juridike falas janë të detyruar të këshillojnë aplikuesin për ndihmë juridike falas. Formulari i kërkesës plotësohet nga nëpunësi i zyrës për ndihmë juridike falas. Në rast se kërkuesi i ndihmës juridike bënë një deklaratë të pavërtetë, mbi bazën e të cilit bazohet ndihma juridike, nëpunësit e ndihmës juridike kanë të drejtë të shqyrtojnë gjendjen financiare të pranuesit të ndihmës, duke kërkuar nga çdo autoritet publik të jap informatë për gjendjen e tij financiare.
Vendimi për kërkesën për ndihmë juridike falas merret në Zyrën për Zdihmë Juridike Falas. Me rastin e marrjes së vendimit, zyrtarët vlerësojnë kriteret e parapara me këtë ligj. Zyra merr vendim për miratimin ose refuzimin e kërkesës për ndihmë juridike falas dhe ajo merret brenda pesë ditëve pune nga dita e paraqitjes së dokumentacionit të plotë. Vendimi i miratimit përcakton shërbimet e autorizuara të ndihmës juridike falas që do të ofrohen në lidhje me kërkesën e miratuar. Shërbimet e autorizuara të një përfaqësuesi ose mbrojtësi përpara gjykatës i referohen një avokati. Përfituesi i ndihmës juridike falas është i detyruar të njoftojë menjëherë zyrën për ndryshimet e rrethanave të parashikuara nga ky ligj, të cilat kanë ndikuar në miratimin e vendimit. Nëse konstatohet se përfituesi i ndihmës juridike falas është përfitues ose vazhdon të përdorë ndihmën juridike falas, zyra merr vendim t’i ndërpret menjëherë shërbimet e autorizuara dhe kërkon që përfituesi të kompensojë të gjitha shpenzimet e bëra nga dhënia e ndihmës juridike falas dhe të gjitha ato të hyrat transferohen në buxhetin e Kosovës.
Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa për miratimin e ndihmës juridike falas, aplikanti ka të drejtë ankese - në Komisionin e Ankesave. Ankesa paraqitet brenda 8 ditëve nga marrja e vendimit për refuzim, kurse komisioni vendos në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të ankesës dhe vendimi i komisionit është i formës së prerë.
Përdoruesit e ndihmës juridike falas kanë gjithashtu të drejtën e ankimimit kundër shërbimeve joprofesionale ligjore dhe joetike të ofruara nga ofruesit e ndihmës juridike falas. Procedura ankimore sipas këtij neni zhvillohet pranë Komisionit të Ankesave dhe vendos brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të ankimit në zyrën për pranimin e ankesave për ndihmë juridike falas.
Duke ofruar ndihmë juridike për ata që kanë nevojë, Agjencia ka një kontribut pozitiv në realizimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Është e rëndësishme të mbështetet zhvillimi i vazhdueshëm për të siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë në drejtësi. Gjithashtu, duhet të punohet për ndërgjegjësimin e qytetarëve për disponueshmërinë e ndihmës juridike falas përmes fushatave informuese, dëgjimeve publike dhe programeve edukative. Qëllimi i ndihmës juridike falas në Kosovë duhet të jetë ndërtimi i një shoqërie të drejtë, ku çdo individ të ketë të drejtën e mbështetjes së duhur ligjore pavarësisht nga gjendja e tij financiare. Vetëm përmes një ndihme ligjore të tillë gjithëpërfshirëse dhe të qassshme mund të ndërtojmë një shoqëri që respekton dhe promovon të drejtat e njeriut.
Autorja e tekstit është Danica Kompiroviq, magjistre e drejtësisë, e cila përmes punës së saj si demonstruese në Fakultetin Juridik në Mitrovicë, punën praktike në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe si bashkëpunëtore juridike në zyrën mobile për ndihmë juridike falas, ka fituar përvojë të gjerë në fushën e sistemit juridik dhe ofrimin e ndihmës juridike.
Lajmet e fundit