22.05.2023. » 10:51


OP - ED - Shpronësimi në veri të Kosovës



Me theks të veçantë ngjarjet e ndodhura në shkurt të këtij viti në veri të Kosovës, ku vendimi i qeverisë për shpronësimin e tokës shkaktoi protesta dhe pakënaqësi tek banorët, Ljiljana Petronijeviq, e diplomuar në drejtësi, prezanton artikullin që shqyrton çështjen e shpronësimit dhe përmes analizës ligjore, vë në dukje paligjshmërinë në vendimin e qeverisë për shpronësimin e tokës në veri.

shpronesimi-ne-veri-te-kosoves

"Derisa situata në veri të Kosovës ka qenë e tensionuar për një kohë të gjatë, Qeveria në Prishtinë ka nisur një iniciativë për miratimin e ligjit të ri për shpronësime. Vetë-inicimi i iniciativës nuk do të ishte i pazakontë nëse nuk do të bëhej në kohën kur çështja e shpronësimeve në veri të Kosovës mori karakter politik, kombëtar dhe diskriminues.

Krahas kritikave të ashpra nga publiku profesional dhe nga protestat të popullatës vendase, Qeveria në Prishtinë po mundohet që me ligj të ri t'i legalizojë dështimet e rënda të saj.

Por le të shkojmë sipas radhës:

Më datë 16.01.2023. Qeveria në Prishtinë ka miratuar vendimin me të cilin miratohet deklarimi i interesit publik të veçant të pronës së paluajtshme të pronarëve dhe bartësve të interesave të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik në zonën kadastrale: Dren dhe Leshak, të Komunës së Leposaviqit.

Për shkak të paralajmërimit të ndërtimit të objekteve infrastrukturore, banorët e fshatit Dren filluan protestat pikërisht në vendin ku ishin planifikuar dhe kishin nisur punimet, por shumë shpejtë ato u ndërprenë deri në njoftimin e radhës. Në seancën e mbajtur u tha se në terren janë kryer vetëm punime përgatitore, për matjen e terrenit. Më tej ata theksuan se asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës, e që kjo është për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik. Pronarët dhe banorët, të cilët u prekën drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga shpronësimi, kërkuan që e gjithë situata të kthehet në gjendjen e mëparshme, për t'u mundësuar banorëve të përdorin tokën e tyre.

Qeveria në Prishtinë me 20.09.2022 mori vendim me të cilin miratohet deklarimi i interesit publik  të veçant të pasurisë së paluajtshme të pronarëve dhe bartësve të interesit që nevojiten për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik, zonat kadastrale: Bërnjak dhe Jasenovik i Epërm, nga Komuna Zubin Potok.

Në këto parcela janë nisur punimet në masë të madhe, pa një vendim të miratuar më parë për përcaktimin e interesit publik për realizimin e shpronësimit. Që do të thotë se ne as nuk e dimë se cili është interesi publik për të ndërtuar në këto parcela. Më vonë doli se po bëheshin plane për të ndërtuar objekte të militarizuara për nevojat e forcave policore dhe ushtarake.

Pronarët e pasurive të paluajtshme nuk ishin të informuar për punimet e ndërtimit, edhe pse punimet ishin tashmë në një fazë të avancuar. Ata u penguan të hynin në pasuri të paluajtshme, sepse njësitë speciale i penguan ta bënin këtë. Kjo situatë solli trazira shtesë te banorët e veriut të Kosovës. Vetë banorët në procesin e dëgjimit publik, që u mbajt më 21 shkurt 2023 në lokalet e komunës së Zubin Potokut me rastin e procedurës së shpronësimit, të cilën paraprakisht e kishte caktuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nga Prishtina, kanë kërkuar që t'u kthehet prona, gjegjësisht të lirohet, e t'u kthehet në gjendjen e mëparshme, që policia, makineritë dhe të gjitha të tjerat të hiqen nga vendi dhe të lejonin vendasit të përdorin tokën e tyre siç e kanë përdorur gjithmonë. Ata thanë se do të kundërshtojnë çdo tentativë që këto prona të paluajtshme të shpronësohen.

Situata juridike dhe faktike lidhur me rastet e shpronësimeve në fshatin Jasenovik i Epërm dhe Leshak dallon në atë se në fshatin Dren dhe Leshak, punimet në pronat e paluajtshme kanë filluar pas vendimit për përcaktimin e interesit publik, për dallim nga punimet që tashmë kishin filluar në fshatin Jasenovik i Epërm, për të cilat vetëm më vonë u morr vendim për shpronësim.

Të dyja vendimet janë të paligjshme, pasi vendimet nuk përmbajnë shpjegim se cilat objekte specifike infrastrukturore do të ndërtohen në këto zona, kështu që nuk mund të dihet se cili synim publik po arrihet.

Për pronarët e pasurive të paluajtshme dhe komunitetin lokal, nuk është njësoj kur ndërtohen objekte ushtarake, duke militarizuar zonën dhe kur ndërtohen objekte me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik të komunitetit lokal, duke nxitur kështu zhvillimin e komunës.

Qëllimi publik i arritur me shpronësim ka dy anë. 1) Që është ligjërisht i justifikuar; 2) Dhe që pronarët e pasurive të paluajtshme që përfshihen në shpronësim, si gjithë të tjerët, e dinë që në fillim se cilat objekte publike janë duke u ndërtuar mbi pronat e paluajtshme që janë objekt shpronësimi.

Asnjë prej këtyre dy llojeve të interesit publik nuk është përmbushur konkretisht. Këto raste tregojnë se kjo Qeveri nuk i respekton as ligjet e veta. Neni 8, Paragrafi 1. Pika 1.5  e Ligji për shpronësimin e pronës së paluajtshme përcakton se kërkesa me të cilën fillon procedurën e shpronësimit duhet të përmbajë një përshkrim të detajuar të qëllimit publik, përkatësisht qëllimit për të cilin kërkohet shpronësimi.

Ajo që dua të theksoj është se Qeveria në Prishtinë, në vendimet tjera të saj lidhur me shpronësimin ka treguar qartë qëllimin për të cilin është duke u bërë shpronësimi, gjë që tregon se në këto raste të shpronësimeve në veri të Kosovës ka diskriminim ndaj serbëve, personave, anëtarëve dhe pronarëve të cilëve janë pasuri të paluajtshme që i nënshtrohen shpronësimit. Në këto raste janë të pakta argumentet ligjore që justifikojnë veprime të tilla, pothuajse nuk ka elementë shpronësimi siç dihet nga shtetet dhe popujt e qytetëruar dhe vendime të tilla janë të paligjshme. Në rastet e përmendura në fshatrat Jasenovik i Epërm, Dren dhe Leshak thonë se instituti i shpronësimit faktik ka kuptim vetëm në ato raste kur pronari pajtohet me pronën e konfiskuar dhe kërkon pagesën e kompensimit.

Në këto raste konkrete, pronarët kërkojnë kthimin e pasurisë së paluajtshme në gjendjen e mëparshme dhe duhet të mbizotërojë e drejta e njeriut për të mbrojtur pronën private.

Ka një sërë lëshimesh në vetë ligjin, më saktë në zbatimin e vetë vendimit. Një shembull tipik i një vendimi të kundërligjshëm është shpronësimi apo uzurpimi në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq. Gjegjësisht, para marrjes së vendimit kanë filluar punët përgatitore. Vendimi u miratua, por qëllimi nuk u përcaktua, pasi që nuk ka dokumentacion të kërkuar me ligj. Qeveria nuk mund të fillonte asnjë punë pa njoftuar pronarët e pasurive të paluajtshme mbi të cilat do të nisin punimet, të paktën 20 ditë para fillimit të punimeve.

Ligji për Shpronësimin parasheh zbatimin prapaveprues për procedurat e shpronësimit të iniciuara më parë, edhe pse rregulli është që ligji të zbatohet në të ardhmen.

Interesant është edhe vetë fakti se ndryshimi i Ligjit për Shpronësimin po bëhet në momentin kur ka filluar procedura e shpronësimit në veri të Kosovës."

 

Ky publikim është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i kapaciteteve të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në veri të Kosovës”, i cili zbatohet nga OJQ ACDC. Projekti është pjesë e programit JUST REACT, i zbatuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS), me mbështetje financiare nga Komisioni Evropian.
Ky publikim është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

Autorja e tekstit është Lilana Petronijeviq, avokate nga Zubina Potoku. Ka përfunduar studimet për drejtësi në Fakultetin Juridik të Prishtinës – në Mitrovicë. Aktualisht ajo është duke përgatitur mbrojtjen e tezës së magjistraturës me temë: “Shpronësimi de facto si formë e cenimit të së drejtës për gëzimin paqësor të pronës”

Ajo është pjesëmarrëse në projekte të ndryshme në të cilat fokusi kryesor është sundimi i ligjit. Ka kryer praktikën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në projekte që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore në Kosovë, duke bërë praktikë në Departamentin e Planifikimit Urban dhe Kadastrit në Komunën e Zubin Potokut. Ajo është fituese e certifikatave të shumta, ndër të cilat ka përfunduar me sukses kursin „E drejta pronësore dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut“.