ACDC punon për avancimin e sundimit të ligjit, qasjes së barabartë në drejtësi dhe llogaridhënies së institucioneve, me fokus të veçantë në zbatimin e barabartë...
ACDC punon për avancimin e sundimit të ligjit, qasjes së barabartë në drejtësi dhe llogaridhënies së institucioneve, me fokus të veçantë në zbatimin e barabartë të ligjit dhe realizimin e të drejtave të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joshumicë.
Puna jonë përqendrohet në problemet me të cilat përballen qytetarët në realizimin e të drejtave të tyre dhe në qasjen në institucione. Vëmendje të veçantë i kushtojmë qasjes në drejtësi dhe ndihmës juridike, mbrojtjes së të drejtave gjuhësore, qasjes së barabartë në shërbimet publike, si dhe transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve. Gjithashtu, përcjellim çështjet që lidhen me punën e policisë dhe gjyqësorit, sigurinë, përfaqësimin institucional të komuniteteve dhe proceset demokratike dhe zgjedhore.
Përmes hulumtimeve dhe analizave juridike, monitorimit të punës së institucioneve, informimit të qytetarëve, dialogut dhe avokimit publik, ACDC vë në pah nevojat e qytetarëve dhe zhvillon rekomandime për përmirësimin e politikave publike dhe praktikave institucionale. Qëllimi është që qytetarët t’i njohin dhe t’i realizojnë më mirë të drejtat e tyre, ndërsa institucionet t’i zbatojnë ligjet në mënyrë më të qëndrueshme dhe t’u përgjigjen me më shumë përgjegjësi nevojave të të gjitha komuniteteve.
Mëso më shumë
Fshih