Ndaj lajmin:
Përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, avokatisë, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile diskutuan sfidat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në veri të Kosovës pas vitit 2022, me theks të veçantë në qasjen në drejtësi, të drejtat gjuhësore, përfaqësimin e komuniteteve joshumicë dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Ky dialog do të vazhdojë muajin e ardhshëm në një konferencë në Mitrovicën e Veriut.
