Edukim



OJQ ACDC është gjithashtu shumë aktive në fushën e edukimit, në veçanti të Arsimit të Lartë në veri të Kosovës. Ne kemi krijuar bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë dhe profesorët e universiteteve si nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut ashtu edhe nga Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, ku me këtë të fundit kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi. Ne, rregullisht hartojmë dhe zbatojmë programe që synojnë fuqizimin e studentëve përmes hulumtimeve të aplikuara, trajnimeve dhe programeve të praktikës. Qëllimi ynë është gjithashtu të sigurojmë programe që fuqizojnë të rinjtë për të gjetur punë në tregun e punës. Krejtësisht në fund, ne hartojmë projekte që synojnë përmirësimin e Sigurimit të Cilësisë në institucionet arsimore dhe planifikojmë të angazhohemi më tej në lehtësimin e bashkëpunimit midis akademikëve nga komunitete të ndryshme në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të institucioneve arsimore në Kosovë.

 

Arritjet kryesore:

  • Lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet akademikëve dhe studentëve nga komunitete të ndryshme në Kosovë dhe rajon.